• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legjenda Sejdini: Problemi i De Biasit, një sindromë e vërtetë shqiptare

by A R
04/04/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Problemi i trajnerit De Biasi është një sindromë e vërtetë shqiptare. Ai me kalimin e kohës ka marrë karakteristikat tona, ku më shumë se puna, vetëm flitet dhe bëhen batuta, si edhe humbet interesi për vazhdimësinë”, shprehet për JAVANEWS. Faruk Sejdini, ish-trajneri i “Dinamos”, por edhe një nga lojtarët më të njohur të saj në vite, e njëkohësisht edhe mbrojtësi i ekipit përfaqësues në vitet ’70- e shikon të tepërt atë që thuhet sot në debatin për De Biasin. E vlerëson këtë të fundit për kontributin që ka dhënë për sportin shqiptar të futbollit, më shumë se ka ndikuar në mentalitetin e ekipit, ashtu si edhe e ka ngritur stekën e kërkesave. Aman, nuk i pëlqen, që sot, edhe ai është përfshirë në folje dhe kritika, ashtu si edhe për reagimet e tij.

Për shumë nga specialistët vendas, trajneri italian i përfaqësueses shqiptare e ka përmbushur periudhën e tij dhe madje e ka tejkaluar atë. Shumë syresh e thonë hapur që ai duhet larguar dhe kritikat për modulet e tij taktike janë gati në kor.

Qoftë edhe nëse do shkarkohet historia e tij është një histori e vërtetë suksesi, arritur me një ekip nga i cili nuk kishte asnjë pritshmëri.

Përplasjet e trajnerit erdhën pas goditjeve që i dhanë nëpunësit e gradës së dytë të Federatës, por edhe ngacmimet e shumë personazheve tona sportive, sipas të cilave ai u bë i njohur nga Shqipëria. Për të gjithë ai kishte një përgjigje, duke u kujtuar me të drejtë rezultatin e arritur, kurse rezultatet e dobëta që vijuan nga Shqipëria i dhanë mundësi zërave të ndryshëm, për të vënë në diskutim deri zgjidhjet e tij taktike por edhe zgjedhjet e lojtarëve. “Nuk besoj se ka aq shumë oferta për të aq sa thuhen”, thotë trajneri i njohur, duke amplifikuar disa prej akuzave që i janë bërë.

Duke e parandjerë atë që do ndodhte, De Biasi bëri një kërkesë reale për një shtim të kuotës së tij në kontratë. Federata dhe eprori i saj, duket se nuk u përkulën nga kërkesat e tij, por edhe këta me gjuhën me shumë ekuivokë të De Biasit i kujtuan se ishin ata që e çuan Shqipërinë në Evropian dhe se mund të largohej po të paguante klauzolën prej 100.000 Eurosh.

“Është koha që ai të mbyllë mandatin e tij dhe të largohet. Nuk besoj se do të bëj më shumë, për më tepër kur të kap sindroma shqiptare që do të flasësh, më shumë sesa të punosh, ndaj është më mirë të ikë”, shprehet Faruk Sejdini.

Në fakt, ato që fliten në mjediset shqiptare sportive, janë shumë larg atyre që tifozët e thjeshtë besojnë për kualifikimin e Shqipërisë. Ajo që besohet më shumë nga të gjitha është se shqiptarët si ballkanas tipikë e kanë të pamundur që të kenë vazhdimësi. Para nesh këtë rënie e kanë treguar dhe përfaqësuesja bullgare, por sidomos ajo greke. Sa i përket rastit të Shqipërisë, kjo lidhet me mungesën e sukseseve të vazhdueshme dhe punës jo të qëndrueshme dhe mbi të gjitha mosndarjes si duhet të përgjegjësive, që fillojnë që nga rinovimi i kontratës së trajnerit ekzistues dhe vazhdohet me të tjerat. Por rinovimi ka pak gjasa të ndodhë, ndërsa burokratët e federatës, tashmë mendjen e kanë më shumë te zgjedhja apo jo e presidentit Duka në strukturat e UEFA. Kjo e bën realisht një sindromë shqiptare të gjithë problemin e akuzave dhe kundër-akuzave që janë sot me futbollin shqiptar dhe me trajnerin e saj, që ka mbetur në histori me atë arritje historike. (Javanews)

 

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e mërkurë 5 prill 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In