Legjenda e futbollit brazilian Pele martohet për herë të tretë. 75-vjeçari zhvilloi një ceremoni të vogël në Guaraja, në brigjet e Sao Paulos.
Pele dhe Marcia Cibele Aoki kanë një lidhje 6-vjeçare. Ata do të martoheshin vite më parë, mirëpo ceremonia është shtyrë për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
Ata janë takuar për herë të parë në një festë në Nju Jork, në vitet ’80, por kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2010, pas një takimi të rastësishëm në një ashensor në Sao Paulo. Pele e ka prezantuar zyrtarisht të dashurën e tij 50-vjeçare në vitin 2012./ shqip/a.k