• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legjenda e Arsenalit Parlour sërish kundër Xhakës

by Java News
06/03/2018 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour, ka ftuar drejtuesit e Arsenalit të gjejnë një mesfushor të ri për pozicionin ku po luan aktualisht Granit Xhaka. Ai ka thënë se Arsenalit i mungon një mesfushor më i mirë defensiv për ta zëvendësuar Xhakën.

“Arsenali ka nevojë për një mesfushor natyror mbrojtës. Ky është problemi i madh i skuadrës”, ka thënë Parlour njofton “dailystar”.

Xhaka 25-vjeçar është kritikuar edhe më herët nga shumë ish-lojtarë të Arsenalit. Por trajneri Arsene Ëenger vazhdon t’ia besojë mesfushorit të përfaqësueses së Zvicrës pozitën e mesfushorit defensiv. Xhaka është rregullisht titullar te Arsenali. Këtë edicion në Premier League të Anglisë ka luajtur 29 ndeshje. Ka shënuar një gol dhe ka asistuar pesë herë. Te Arsenali u transferua në verën e vitit 2016 nga skuadra gjermane Borussia Moenchengladbach.

Karrierë ka bërë edhe te Baseli i Zvicrës. Ndërkohë mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është ndarë i zhgënjyer me humbjen nga Brightoni në fundjavë. “Ne jemi të zhgënjyer me disfatë, por do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Nuk ka qenë humbje e pranueshme dhe ne duhet të ngremë nivelin e lojës.

Nuk kanë shkuar gjërat siç duhet për momentin, këtë e dinë edhe tifozët, por ne duhet të mbajmë kokën lart, të punojmë dhe të bëjmë luftën tonë deri në fund të sezonit”, ka thënë Mustafi njofton “thestatesman.com”.

Arsenali zë vendin e gjashtë me 45 pikë. Është larg qëllimeve që kishte. Ka pak gjasa që të zërë një vend për të siguruar paraqitjen në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Është në zonën që siguron në Ligën e Evropës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Lind foshnja me dy koka, shokohen nëna dhe mjekët

FOTOT/ Lind foshnja me dy koka, shokohen nëna dhe mjekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In