• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legalizimet/ Nis kompensimi i pronarëve, dokumentet që duhen

by Java News
17/04/2019 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi dje fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr.182 dhe 183, datë 04.04.2019. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 23 prill 2019 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

Dokumentet

Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2.000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme;

4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6. Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2.000 lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Kërkesa

Subjekti kërkues, trashëgimtari ligjor, përfaqësuesi me prokurë, në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP

Procesi

Procesi i pranimit të kërkesave fillon më 23 prill dhe nuk kushtëzohet në kohë. Kërkesat pranohen çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve.

Kadastra, Lame: 80.000 leje legalizimi s’janë të regjistuara në Hipotekë

Të paktën 80 mijë leje legalizim të dhëna nga Agjencia e Legalizimeve ndër vite nuk janë regjistruar në sistemin e Hipotekës. Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës e sapokrijuar nga shkrirja e ALUIZNI- dhe ZRPP, Artan Lame, gjatë një takimi informal me mediat sqaroi mënyrën sesi do të funksionojë institucioni i ri. Ai theksoi se synimi është qe këto leje të dhëna por të paregjistruara të kalohen në një pjesë të veçantë të sistemit për të mos kufizuar qytetarët nga e drejta e tyre mbi pronësinë.

Lame u shpreh se institucioni i krijuar mbi bazë të ligjit “Për kadastrën” pritet të zgjidhë nje herë e mirë pjesën e pong-pongut institucional qe ka frenuar avancimin e projektit. “Ligji përcakton që ZRPP është institucioni që mbetet si bosht kryesor kurse Aluizni i bashkëngjitet. Fillimisht do të jenë 41 zyra ndërsa synohet që të shkohet në 61 për të pasur një në çdo bashki. Ne çdo zyre ka një regjistrues që do të kthehet në drejtor vendor i kadastrës dhe ai mbulon regjistrimin e pasurive dhe proceset kalimtare”, tha Lame.

Ai nënvizoi se në terren ka nevojë për disa sipërmarrje të rëndësishme, duke nisur nga skanimi dhe dixhitalizimi dhe për t’i qendërzuar në një sistem. “Po bëjmë shkrirjen e institucioneve, i emëruar jam vetëm unë. Struktura duhet te miratohet nga kryeministri dhe me pas nis riemërimi nga lart poshtë. Për hipotekën ka pasur në 20 vite 120 milionë euro shpenzime që kanë prodhuar një sistem hartografik të gabuar, i cili do të bëhet nga e para. Sot kemi 170 mijë leje të dhëna, por rreth 80 mije janë të paregjistruara”, tha Lame.

Ai nënvizoi që do të ribëhen të gjitha hartat por nuk do të ketë dalje në terren. Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës bëri me dije se do të nisë regjistrim masiv në Jug për tokat në bregdet. “Do të ndiqet procedura standarde e shpallje së njoftimit: të sillet dokumentacioni, të mbledhin të dhënat të bëhet rivelimi dhe do të hidhen në sistem ato prona me tituj të saktë nga ana formale. Pra, kush ka një akt pronësie të ligjshme, regjistrohet” nënvizoi Lame.

Financat publike

Ulje e ndjeshme e interesit të letrave me vlerë në ankande

Interesat e letrave me vlerë të qeverisë kanë pësuar ulje jo të zakonte në këtë fillim viti. Me datën 11 prill interesi i obligacionit trevjeçar arriti në 1.89 për qind, me një rënie 0.2 pikë përqindje në raport me ankandin paraardhës, teksa në raport me një vit më parë interesi gati është përgjysmuar. Në prill të vitit 2018 interesi i maturimeve trevjeçare ishte 3.4 për qind. Rënia e interesave po udhëhiqet nga oferta më e larta e bankave për blerjen e borxhit në raport me kërkesën e qeverisë. Kërkesa për financim nga Ministria e Financave ishte 3 miliardë lekë, teksa bankat kanë ofruar 4.5 miliardë lekë, duke siguruar një raport mbulimi 1.5 në raport me kërkesën e qeverise.

Burimet nga Ministria e Financave sqarojnë se ulja e interesave po ndikohet nga emetimi i Eurobondit vitin e kaluar me vlerë 500 milionë euro. Nga kjo shumë, 350 milionë euro shkuan për rifinancimin e Eurobondit aktual, ndërsa pjesa tjetër prej 150 milionë eurosh po përdoret për financimin e deficitit buxhetor. Për rrjedhojë qeveria ka më pak hapësirë se vitin e kaluar për financim nga tregu i brendshëm, teksa oferta e bankave ka mbetur e njëjtë. Ky fenomen ka sjellë rënien e interesave për të gjitha maturimet.

Next Post
Prangoset 45-vjeçari nga Golemi, u kap duke transportuar 9 kg drogë drejt Korçës

Prangoset 45-vjeçari nga Golemi, u kap duke transportuar 9 kg drogë drejt Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

January 15, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

January 15, 2026
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Pagesë online për taksat e makinave/ DPSHTRR: Veprimet mund të kryhen nga çdo kartë bankare

January 15, 2026
“Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi”/ Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK

“Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi”/ Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK

January 15, 2026
Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

January 15, 2026
‘Motivim e përqëndrim për fitore’/ Manaj: Ndaj Spanjës për të shkruar historinë, jemi të kënaqur me ecurinë

Merkatoja dimërore/ Rei Manaj “fluturon” drejt Kinës, kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In