Lefter Koka ka folur në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit duke e cilësuar Monika Kryemadhin si “të çmendur” ndërsa thotë se ka shërbyer me besnikëri dhe në përputhje me ligjin.
“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të cmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë të pafajshëm.
Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin.
Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.
/a.r