• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lefter Çipa i Himarës

by Dritan Hila
29/07/2019 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kur ishte fushata vendore e vitit 2011 dhe në Himarë konkurronte për PS-në, Gjergji Goro i cili më pas fitoi, Top Channel bëri një reportazh duke marrë në intervistë banorët e zonës. Shumë prej tyre e ndienin presionin grek dhe ishte e prekshme ndrojtja e tyre sikurse e kuptueshme. Kryeministri i vendit, Sali Berisha kishte kapitulluar para Greqisë dhe bënte fushatë elektorale në zonën e Bregut me bluzë me shirita blu e bardh të flamurit grek. Omonia e Bollanos ndihej e plotfuqishme; Vangjel Dulja kërcënonte gazetarët shqiptarë dhe autobusët që vinin nga Greqia të shoqëruar nga deputetë të djathtë, e bënin elementin grekofon të ndihej zot i vendit.

Si sot mbaj mend një mësues, Foto Bixhilli, i cili gjithë ndrojtje fajësonte shtetin shqiptar për këtë gjunjëzim.

E megjithatë në një nga shtëpitë e kryeqendrës së Bregut, në një shtizë të lartë, valëvitej flamuri dykrenor, i zoti i së cilës pasi e përshëndeste, zbriste në qendër të qytezës për të pirë kafen e përditshme dhe pastaj të rikthehej për t’u ulur në fletët e bardha që t’i mbushte me vargjet që tashmë shumica jonë ia lenë për autor popullit.

Këtë zakon e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Është Lefter Çipa, autori i këngës simbol të viteve ‘80-të, “Bejkë e bardhë”.

Janë të pakët shqiptarët e jugut që nuk i kanë kënduar të paktën një herë vargjet:

“Tundu bejkë e bardhë tundu/

Natënë me hënë tundu/

Bëj të flë, gjumi s’më zë/

Culja bie ëmbëlë”

Por Lefter Çipa nuk është vetëm kaq.

Ai ka shkruar 20 libra që kanë 1250 këngë; 85% e këngëve qytetare vlonjate kanë si autor tekstesh Lefter Çipën dhe teksteve të tij i kanë dhënë zë që nga Vaçe Zela dhe Mentor Xhemali deri tek Irini Qiriako. 10 dokumentarë mbajnë firmën e tij.

Një bard si Lefter Çipa ka kohë që ka hyrë në legjendën popullore. Shumë veta kujtojnë se është një mit e të tjerët se ka vdekur prej kohësh. Me siguri kështu, të vdekur, e mendon edhe shteti shqiptar dhe kryeministri i vendit që prej vitesh e ka mbi tryezë vendimin për t’i dhënë pension të posaçëm, por që nuk e firmos.

E ndërkohë poeti çdo mëngjes përshëndet flamurin që ka në oborr e flet me katër djemtë e vajzën që i ka të shpërndarë nëpër Shqipëri e i luten të rrijë me ta. Por ai rri në kullën e tij bashkë me zonjën grua. Pasi e di që djemtë janë si gjemitë, që hera-herës kthehen në port e në port dikush duhet t’i presë. Por edhe sepse nuk jeton dot pa blunë, dhe jeshilen e Himarës e për më shumë pa ajrin e saj që e përzien me tymin e tre paketave në ditë. Duke na bërë kështu edhe neve një nder të paçmuar, pasi përkatësinë e tokave dhe ujërave, më shumë sesa vijat e hartave e caktojnë piramidat që vendosin poetët dhe shkrimtarët. Dhe Lefter Çipa është aty për të thënë se Himara është shqiptare.

Next Post
FOTO / Zbulohet vila e re e Ronaldos në Marbella të Spanjës

FOTO / Zbulohet vila e re e Ronaldos në Marbella të Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In