Superylli i Cleveland Cavaliers dhe basketbollisti më i mirë në botë, LeBron James, në bashkëpunim me partnerin e tij biznesor Maverick Carter, kanë konfirmuar se do të dhurojnë si donacion 2.5 milionë dollarë muzetut kombëtar të historisë dhe kulturës Afro-Amerikane për ekspozitën e Muhammed Aliut.Ekspozita e cila do të titullohet “Muhammed Ali: Forca për ndryshim” do të nderojë jetën e legjends së boksit pas vdekjes së tij në qershor.
James nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për yllin e boksit, duke thënë se ai ka ndikuar në karrierën e tij.
“Muhamed Ali është ogur i çmuar për mua si sportist sepse ai nuk më përfaqësoi vetëm në ring si kampion, por edhe jashtë ringut, ajo të cilën ai promovoi, ajo për të cilën ai foli dhe atë që kërkoi si person jashtë fushës. Mendoj për të çdo ditë. Sepse pa pasionin e tij dhe synimet e motivimin, nuk e di nëse do të isha këtu duke folur me ju për këtë”, u shpreh James kohë më parë.
Për këtë muze më parë kanë kontribouar edhe Michael Jordan me 5 milionë dollarë dhe Magic Johnson me një milion dollar.
Loonie Ali, bashkëshortja e boksierit legjendar ka bërë nëj deklaratë së fundmi ku ka falëndruar Jamesin për mbështetjen duke thurë lavde për të.
“Unë jam e ngazëllyer nga zemërgjerësia që LeBron James ka terguar në këtë rast. Ekspozita do t’u mundësojë fëmijëve që të vizitojnë muzeun dhe të mësojnë për Muhamed Alin dhe punën e tij jashtë ringut, punën e tij humanitare dhe qëndrimin për drejtësi sociale për të gjithë njerëzit”, ka thënë gruaja e boksierit legjendar.
Donacioni bamirës i James do të ndihmojë që të shpaloset në përpikmëri jeta dhe karriera e Muhamet Aliut duke u alënë si trashëgimi amerikanëve të gjeneratave të reja, ata që nuk kanë pasur rastin të mësojnë për të dhe të kuptojnë pse edhe sot ai ka ndikim të fuqishëm te njerëzimi, përgatiti “Telegrafi”. (b.an)