Lë vajzën që të mbytet, s’donte që grupet e shpëtimit ta preknin: Do ishte çnderuar
Një vajzë 20 vjeçe ka vdekur në Dubai të Emirateve të Bashkuara, sepse i ati nuk i lejoi që grupet e shpëtimit të futeshin në det për ta nxjerrë.
Turisti aziatik kishte shkuar në plazh me gruan dhe fëmijët. Vajza ka qenë duke u larë në det dhe për një moment është ndjerë në rrezik për jetën. Ajo kërkoi ndihmë dhe grupet e shpëtimit tentuan të futeshin në ujë, por janë bllokuar nga i ati i viktimës.
Motivi? Sipas besimit fetar të burrit, nëse persona të huaj preknin trupin e vajzës, ajo do të çnderohej. Babai preferoi më shumë që vajza të vdiste se sa të humbte nderin. Ndaj aziatikut kanë nisur hetimet dhe së shpejti do të bëhet një proces gjyqësor për vdekjen e të bijës.









