• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Le t’i lëmë dy Ramët të qeshin

by Aalison Pearse Stevens
13/09/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Rezultati i zgjedhjeve te parakohshme në Dibër nuk e bën kurrsesi më të dobët opozitën dhe aq më pak më të fortë qeverinë. Sepse, me gjithë praninë e pazakontë të politikës atje, ajo nuk mund të ishte Meka e demokratëve apo socialistëve.

Unë e kuptoj nevojën që ka një mazhorancë e sterkonsumuar moralisht dhe politikisht për t’i dhënë vetes zemër në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ndaj edhe nuk cuditem, as me sasinë dhe, as me cilësinë e gjelave, që po krekosen në majë të plehut të Tiranës për fitoren “historike” të Ramave në Peshkopi.

E di, gjithashtu, se nesër këto zëra do të shtohen dhe se këtë muzikë do të përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në qarkullim, me shpresën se do ta shpërqëndrojnë për ca kohë vëmendjen nga plagët, që i hapen cdo ditë vendit nga thikat e qeverisë.

Por e gjitha kjo ngjan me të sëmurin e pashpresë, që thjesht e mbajnë me serum në sallën e reanimacionit. Sepse fitorja e Dibrës ndoshta mund t’ia bëjë më të sigurt karrigen e ministrit Damian Gjiknurit, më të ndritur perspektivën si udhëheqëse politike Blerina Gjylametit, dhe natyrisht më elokuente dhe më të shkëlqyer orarorinë e Sadri Abazit.

Por deri këtu. Mos prisni ndryshim tjetër, as në Peshkopi, dhe as në Kala të Dodës, sepse në Tiranë e gjetkë as që bëhet fjalë. Rezultati Dibrës, edhe pse i thellë, është shumë pak për të mbuluar rrënimin e pandalshëm të një qeverie të brejtur nga korrupsioni dhe skandalet e njëpasnjëshme, në aleancë të hapur dhe të fshehur 3 vjecare me krimin e organizuar.

Buzëqeshja e pafajshme e stampuar në fytyrën e Ramës së vogël, që ditën e shpalljes si kandidat e deri në mesditën e 12 shtatorit, do të harrohet shumë shpejt, në Dibër para së gjithash. Dhe natyrisht që të gjithë do bëhen shumë shpejt esëll dhe do të përleshen nga e para me varfërinë, korrupsionin, padrejtësinë dhe diktatin dhe pushtetin e të fortit, i cili jo domosdoshmërisht është zyrtar i lartë me kravatë.

Për shkak të kësaj qeverie, trendi i kohës është droga, e mbjellë në përmasa kolosale kudo në Shqipëri, dhe bosët e saj po marrin për ditë e më shumë rol dhe pushtet të frikshëm në këtë vend. Por natyrisht edhe pse me peshë të vogël specifike, në rrafshin kombëtar, zgjedhjet e Dibrës duhen lexuar me vëmendjen e duhur.

Sepse, sipas meje, cdo proces zgjedhor, sado i parëndësishëm qoftë, ka më shumë vlerë edhe se sondazhi më profesional. Nëntë muaj para qershorit të ardhshëm jemi ende në kohë për të ndrequr dhe kolauduar shenjestrën tonë në përballjen finale me kundërshtarin politik.

Ajo që duhet të na shqetësojë mbi të gjitha, jo vetëm si politikanë, por edhe si qytetarë, është fakti se Dibra rinxorri në pazar të gjitha sëmundjet më të këqija të zgjedhjeve tona, të cilat në këtë vend po ndjekin fatin e zogjve të korbit.

Shitblerja, presioni i qeverisë, përfshirja e policisë, por c’është me e keqja, aleanca gati publike me krimin e organizuar, kanë arritur në një stad të papërfytyrueshëm. Dhe Dibra ishte ilustrim perfekt i kësaj problematike. Unë nuk e them dot se sa ishte cmimi mesatar për blerjen e një vote në Dobrovë apo në Selishtë, por jam shumë i sigurt se ai tashmë është një fenomen masiv, që shoqëron në përmasa tronditëse të gjitha zgjedhjet tona. Dhe pyetja është se cfarë do të bëjmë ne që ta ndalim sadopak vrullin e këtij orteku të pamëshirshëm, që po na kthen në një republikë qeshrake, ku nuk ka më asnjë vlerë se cfarë thua, cfarë bën dhe si qeveris, por vetëm se si e blen dhe si e vjedh votën.

Eshtë detyrim i Partisë Demokratike, që në kaq pak kohë sa ka mbetur të bëjë gjithcka mundet në funksion të një procesi zgjedhor normal, që nis me ndryshimet e domosdoshme në Kodin Elektoral, dhe mbaron në krijimin e një klime të pranueshme garancish se vullneti i sovranit nuk do të injorohet dhe se vota e shqiptarëve nuk do të deformohet.

Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë një herë e përgjithmonë se asnjëherë opozita nuk e mund qeverinë me ushtri të rregullt, edhe sikur e gjithë të përqëndrohet në një qytet apo fshat. Sepse në të gjitha rastet, ai që ka pushtetin, është disa hapa para opozitës, si në mjete, ashtu edhe në mundësi dhe infrastrukturë.

Por opozita e shkul qeverinë me gjithë cka, kur krijon frymë refuzimi dhe shprese dhe është pikërisht ky misioni i vetëm i Partisë Demokratike sot.

Për ata që kanë kujtesë të shkurtër, më duhet të sjell ndërmend se ne i kemi fituar të gjitha zgjedhjet e pjesshme që nga 2005 e deri sa qëndruam në pushtet, por kjo nuk na pengoi aspak që të humbnim thellë në 2013-tën.

Madje edhe në bastione të së majtës, si në Mokër përshembull, ju kujtohet besoj. Ndaj edhe ta lemë të dy Ramat e PS-së dhe të gjitha aleatët e tyre politikanë dhe trafikantë që t’i gëzohen fitores së vogël në Dibër dhe të përgatitemi fort dhe që tani për fitoren e madhe të 2017-ës.

Next Post
Ushtarakë në Rezervë, prezantojnë librin “Rrugëtimi për në CIOR”. Kodheli: Kontributi juaj, i rëndësishëm

Ushtarakë në Rezervë, prezantojnë librin “Rrugëtimi për në CIOR”. Kodheli: Kontributi juaj, i rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In