• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Le të puthen, le të puthen… qeveritarë e të qeverisur

by
01/06/2015 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Titulli është perifrazim i një kënge të hershme të këngëtares kosovare Gili. Biondja nga Prishtina ftonte të putheshin demokratët e socialistët, gjë që ka ndodhur shumë rrallë në këtë vend. Në vend të përqafimit mes tyre ka ndodhur tjetër gjë. E keni vënë re? Në kohë fushate të gjithë bëhen më të mirë. Sidomos partitë, deputetët e tyre, drejtërët e zgjedhur prej tyre, funksionarët e lartë dhe mbi të gjitha, ata që kandidojnë direkt. Edhe vetë qeveria bëhet më e mirë. Të gjithë premtojnë, kompiuterat prodhojnë projekte me ngjyra që do të ndryshojnë jetën e njerëzve, shahen më shumë kundërshtarët, por duhen më shumë votuesit. Mjafton të shkosh në një miting elektoral dhe mund të përqafohesh dhe të shtrëngosh duart me të gjithë ata që i sheh në televizior. Që si rregull janë të pasur që flasin me fjalë të mira për të varfërit.

Por sot erdhi një lajm vërtet i mirë për të varfërit. Kush nuk ka më lekë për të paguar bankën për kredinë që ka marrë, nuk do të dalë më në qiell të hapur që t’ja marrë banka shtëpinë. Do të ketë mundësi të tjera negociimi dhe rinegociimi. Po të kesh shtëpi të dytë nuk shpëton, por po e pate një të tillë, nuk je më i varfër, por i pasur. Dhe fushata bëhet nga të pasurit për të fituar zemrën e të varfërve.

Projektligji i fundit është një lajm i mirë, njëlloj si ai tjetri që nuk lejoi  marrjen e shtëpive të atyre që nuk paguanin për energjinë elektrike.

Lajme të tilla ndodh që të bëjnë të psherëtish: pse nuk jemi gjithmonë në fushatë elektorale? Që t’u falet e shara atyre që dalin në televizor, që shajnë po ata që dalin në televizor, por puthin e përqafojnë fukarenjtë që i shohin nga televizori. Ata bëjnë dhurata në fushatë, si ky lajmi i sotëm i falimentit. Mirë do të ishte të kishte çdo dy muaj një fushatë. Të gjithë fitojnë kështu, edhe kur humbin.

Next Post

Zajmina e dashuruar, publikon mashkullin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In