• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Le të ndryshojmë këndvështrimin për të ardhmen”/ Rama vazhdon konsultimin publik me nxënësit në Shkodër: Më shkruani pa ngurrim

by Java News
11/10/2021 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar pasditen e sotme  me konsultimin publik me nxënësit këtë herë në Shkodër.

Gjatë fjalës së tyre studentët ngritën shqetësimet e sistemit arsimor si mungesa e bursave, mënyra si ata pranohen në universitete, numri i pakët i gjuhëve të huaja në kurikël, mungesa e tregut të punës, mosakreditimi i universiteteve etj.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama u siguroi atyre ndërtimin e një strategjie të re për rininë që do të jetë një udhërrëfyes deri në vitin 2029. Sipas tij edhe pse arsimi parauniversitar ka përparuar shumë ka ende shumë boshllëqe me probleme që duhet të adresohen shpejt.

Sipas tij e ardhmja nuk është puna në shtet, pasi është një sferë punësimi shumë e kufizuar. Ai shprehu nevojën e krijimit të”  start-up”- ve ku mund të punësohemi me anë të teknologjisë.

“Ju siguroj që fillimi i këtij dialogu që ne kemi nisur me të gjitha gjimnazet e Shqipërisë është në favor të nxënësve dhe i vlefshëm për ne sepse ndërtimi i një strategjie të re për rininë hap një periudhë të gjatë nga viti i ardhshëm deri në 2029 duke e pasur si udhërrëfyes gjatë gjithë kësaj dekade. Në këtë ushtrim gjithëpërfshirës shumëçka varet nga angazhimi i të rinjëve dhe jo thjesht në një bashkëbisedim. Doja t’ju ftoja që për çdo gjë që keni mos ngurroni të shkruani. Arsimi parauniversitar ka pasur një progres jo të vogël, por e mira nuk ka fund. Por boshllëku vihet re edhe në fjalët tuaja se ka gjëra që duhen adresuar me shpejtësi.

Më bëri përshtypje që askush prej jush nuk e përmendi dixhitalizimin. Besoj që një nga arsyet që ne kemi një boshllëk në ofertën e punës për të rinjtë sot është mungesa e dijes për të pasur punë të paguar shumë më të mirë. Nëse tregu i punës i zakonshëm ka problemet e veta, tregu i teknologjisë është i pakufishëm dhe ty nuk të duhet të dalësh nga shtëpia. Kjo nuk ka të bëjë me fantazinë, por është një realitet që ekziston në Shqipëri. Duhet patjetër që të ndryshojmë këndvështrim mbi të ardhmen.

E ardhmja nuk është puna në shtet, por është një sferë punësimi shumë e kufizuar. Së bashku të gjithë mund të krijojmë një start-up dhe kjo nuk është fantazi. Të punësohemi me anë të teknologjisë. Një student që mbaron shkollën në Francë kalon disa intervista për ta marrë punën dhe jo gjithmonë e merr. Duhet të kemi kapacitetin që të krijojmë më shumë se një fushe diej për të rinjtë në mënyrë që të mos ngecin nga mungesa e kërkesës në atë fushë.

Aspekti tjetër që këtu u soll është që duhet të krijojmë një program ekstra për aktivitet jashtë mësimit. Ne po punojmë për të pasur një program kombëtar për sportin në shkollë duke krijuar kushtet për atë që duan të merren me sport. Edhe programin e zejeve do ta bëjmë pjesë të kurrikulave. Ne duam që të krijojmë nëpër shkolla mundësinë që fëmijët të merren me tokën, kultivimin e perimeve, frutave dhe të hyjnë në fushën e dijeve për bujqësinë.

Me sa kuptoj është një përgjigje jo e vogël e juaja që duan ta kthejnë vullnetarizmin në diçka të zakonshme dhe  duhet të ketë një njohje nga ana e insituticioneve”- tha Rama.

Next Post
VIDEO/ “Alo, ndihmë!” Zbardhet biseda e plotë, “teatri’ që luajti piloti për të bindur policinë që e kishin lidhur

VIDEO/ “Alo, ndihmë!” Zbardhet biseda e plotë, “teatri’ që luajti piloti për të bindur policinë që e kishin lidhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In