• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lë pensionin 33 muaj pa marrë, ia tërheq një tjetër me ID false

by A M
12/05/2023 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denoncimi i radhës vjen nga Kolë Shkëmbi, i cili ka jetuar dhe punuar në Shkodër, por është zhvendosur të banojë në Tiranë.

Në Mars 2020 del në pension, të cilin e le pa tërhequr 33 muaj në degën e Postës Shqiptare nr. 30. Mirëpo, kur shkon të interesohet, zbulon se pensionin ia kishin tërhequr.

“Nuk figuron emri më thanë. Shkova tek Sigurimet Shoqërore, më thanë e ke te rruga Bardhyl. Kur shkova tek arka 30 më thanë që e ke tërheq pensionin. Kola jam unë i thashë, nuk është ky. Mua më ka skaduar karta e identitetit në 2021. Paret i ka marrë në Qershor të 2022-shit”, tha Shkëmbi.

Bëhet fjalë për një person me të dhëna të njëjta ID-je, ku ndryshonte vetëm afati i skandencës së kartës. Shuma e munguar është 2 milionë e 126 mijë Lekë.

“Asnjëherë nuk e kam tërhequr. Unë edhe dikush me i rënë portofoli në tokë i them merre se të ra. Nuk jam marrë me ato vese kurrë. I kam thënë dhe kur kam bërë denoncim, lypi pushkatim, jo dënim nëse i kam marrë”, tha Shkëmbi.

Pas kësaj, Kola tregon, së çështja vajti te Krimi Ekonomik dhe në Prokurori, ku prokurore e çështjes, ishte Ornela Rrumbullaku.

OPGJ, Bujar Musai: Po ia kemi dorëzuar zyrës përkatëse në drejtori, që trajton me një fjalë mashtrimin me anë të falsifikimit të firmës, sepse e mbulojnë ato si vepër penale dhe ato kanë bërë referuar në Prokurori.

Flasim me specialistin e ISSH-së dhe ai na thotë se gabimi është bërë nga posta, pasi duhet të ishte verifikuar karta e personit, që ka tërhequr paratë.

Më pas komunikojmë me 2 drejtorët përkatës, të ISSH-së Astrit Hado, dhe Ardit Demiri i Postës Shqiptare. I pari na thotë, që nuk ka shanse, që dy karta të kenë një numër ID-je.

Drejtori ISSH-së Astrit Hado: Ne përcaktojmë të drejtën dhe sa lekë do marri, dhe verifikimin që e mori Odeta apo e mori Astriti e ka Posta. Nuk ka shanse, që të jenë dy karta me një NIPT. Nuk ka shanse!

Ndërsa drejtori i postës mbron punonjësen e tij, duke thënë se në sistem nuk del problematika, se kur skadon një kartë. Ata thonë, se këtë ngërç do ta zgjidhin mes dy institucioneve.

Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri: Sistemi nuk e bllokon!

Gazetarja: Është një ngërç shumë i madh pastaj sepse i bie që i teket shumë personave që ta marrin numrin e ID-së, bëjnë një kartë false dhe i bie që të na vidhet llogaria. Është absurde. Duhet gjetur një sistem i unifikuar. Ideja është që kur skadon, skadon. Skadon për ISSH dhe për Postën.

Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri: Odeta të ndajmë një diçka! Posta nuk ka sistem të vetin të pensioneve. Punon me sistemin e ISSH-së. Patjetër! Ky është…Po patjetër, kjo është gjë tjetër tashi. Ne jemi duke bërë edhe një marrëveshje të re, të gjitha me radhë. Po ne po themi, që në këtë fazë, që jemi duke diskutuar bashkë. Neve nuk kemi sistem tonin. Operojmë mbi sistemin e ISSH-së. Jo se dua të mbroj punonjësin tim! Në mënyrë absolute, jo! Por nuk mund të them tashi, që kjo ngec tek kjo hallkë dhe këtu është marrë informacioni. Unë do ulem në një takim me Astritin,(Drejtorin e ISSh-së) që ta zgjidhim dhe rastin në fjalë, duke qenë dhe rast unik.Në kaq vite të paktën, që kam qenë unë. Por mbi të gjitha t’i japim dhe zgjidhje këtij rasti!

Gazetarja: Kam besim tek ju të dy.

Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri: Falenderoj, Odeta! Shumë faleminderit!

 

Next Post
Vangjel Dule apel mazhorancës nga Himara: Mos guxoni të prekni votën, Fredi të hënën është kryetar

Vangjel Dule apel mazhorancës nga Himara: Mos guxoni të prekni votën, Fredi të hënën është kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensione në protestën e Lapajt, mbështetësit përplasen me Policinë! Hidhet miell drejt Kryeministrisë (FOTO)

Tensione në protestën e Lapajt, mbështetësit përplasen me Policinë! Hidhet miell drejt Kryeministrisë (FOTO)

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In