• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Le Monde: François Hollande gjen recetën e vetërrënimit para zgjedhjeve

by Java News
23/10/2016 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ili do të ishte ai kandidat që vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve, merr përsipër të ofendojë një listë të gjatë njerëzish, ku përfshihen gjyqtarë e avokatë, emigrantë e muslimanë, futbollistë e intelektualë, aleatë politikë sikundër edhe armiq politikë, komunitetin e shërbimeve sekrete, madje edhe ish-të dashurën e vet?

Përgjigja është: Francois Hollande.

Në një përmbledhje intervistash të sapopublikuar nga dy gazetarë të “Le Monde”, presidenti francez “shkarkohet”, në një stil të habitshëm kavalieri, me një seri talljesh: sistemi i drejtësisë është plot me “frikacakë”, ka “tepër” emigrantë, ka një “problem” me Islamin, futbollistët kanë nevojë për “ndërtim truri”, intelektualët nuk “janë shumë të interesuar në idenë e Francës”.

Ka edhe më shumë. Pararendësi në presidencë dhe kandidati republikan, Nicolas Sarkozy është një “mini de Gol krudo” dhe një “lepur Duracell”. Të gjelbrit janë “një dhimbje cinike në fundshpinë” dhe rrebelët e së majtës janë “një turmë idjotësh”.

Mes atyre që kritikohen nga presidenti janë edhe ish-partnerja e tij, Valerie Trierweiler dhe rivali politik, Nicolas Sarkozy. Duke marrë nota më personale, ish-partnerja Valerie Trierweiler sipas presidentit, është një tradhtare pasi ajo gënjeu për citimin e famshëm të tij që sipas saj, i kishte quajtur të varfërit “pa dhëmbë në gojë”.

Ndoshta komenti më dëmtues nga të gjithë e nuk bëhet fjalë për një ironi apo koment shakator, por një pohim: pranimi se ai personalisht kishte urdhëruar vrasjen e katër armiqve të shtetit, me gjasa militantë në Lindjen e Mesme. Shërbimet sekrete duhet të jenë duke nxjerrë tym, me këtë rast.

Miqtë e tij në Partinë Socialiste ende shpresonin se Hollande mund të kishte një rezultat të kënaqshëm për një mandat të dytë në zgjedhjet e prillit, por tashmë ata kanë mbetur të shtangur nga pakujdesia e shfrenuar verbale e presidentit. Ata druhen se tashmë fushata e tij, ende e palindur, është minuar në themel.

Të tjerë janë më të drejtpërdrejtë. Për më shumë se një komentator, libri që titullohet me të drejtë “Një president nuk duhet t’i thojë këto” – është pothuajse një akt “vetëvrasjeje politike”.

“Si do arrije të kthesh fushën tënde të lojës në një terren të rrënuar, të mbushësh miqtë me dëshpërim dhe armiqtë e tu me ngazëllim, të dobësosh vetë pozicionin tënd”, pyet “Le Monde”.

Përgjigja është e thjeshtë: Francois Hollande ka gjetur recetën.

Por pyetja më e madhe është se çfarë e shtyu në këtë hap, çfarë po mendonte kur tha ato gjëra?

Intervistat, 60 gjithsej, janë grumbulluar përgjatë pesë vjetëve të fundit nga gazetarët Gerard Davet dhe Fabrice Lhomme.

Presidenti i kishte pritur ata rregullisht në Pallatin Elize dhe ata kishin biseduar me të. Gazetarët nuk e kishin mbajtur sekret synimin për të shkruar librin dhe Hollande kishte rënë dakord ndaj kushtit të tyre për të mos e shqyrtuar kopjen e librit. Në mbrojtje të tij kanë sjellë faktin që komentet kontroverse janë bërë prej shumë kohësh- dhe se është e lehtë t’i nxjerrësh gjërat jashtë kontekstit.

Francois Hollande erdhi në pushtet me premtimin për të qenë një president “normal”. Gjithçka që ai u përpoq të bënte, sipas besnikëve të tij, ishte të hapte dyert dhe mendimet ndaj shtypit.

Por, pas skenës, shumë soacialistë janë të dëshpëruar nga ajo që e shohin si një vetëkënaqësi narcisiste të liderit të tyre. Çfarë impulse psikologjik mund të jetë, pyesin ata, që e ka bërë atë të shpenzojë kaq shumë kohë duke iu hapur gazetarëve? Si mund të ketë qenë kaq naiv?

Me librin që po shitet me shpejtësi në dyqanet e Parisit, dëmi është tashmë i dukshëm. Në një sondazh, 78 për qind e të intervistuarve thanë se Hollande kishte bërë gabim që kishte dhënë intervistat. Një shifër edhe më e madhe, 86 për qind thanë se ata nuk e dëshironin atë të kandidonte për një mandat të dytë.

Primaret e socialistëve mbahen në janar dhe deri tani, ka pasur konsensus që ai të garonte për një mandat të dytë pavarësisht jopopullaritetit të tij dhe dështimit në premtimin për të ulur papunësinë.

Por tashmë, shumë më tepër njerëz po shqyrtojnë mundësinë që presidenti nuk mund të jetë një kandidat i besueshëm. “Eshtë çmenduri, më mungojnë fjalët për të shprehur atë që mendoj: diçka mes një goditje me çekan në kokë dhe pendës që theu shpinën e gamiljes”, tha një socialist pas botimit në “Le Monde” të ekstrakteve nga libri.

Për shumë komentatorë, intervistat janë siptomatike të gabimit të tij origjinal kur ai e përcaktoi veten si një president “normal” në kontrast me presidentin hiperaktiv Nicolas Sarkozy.

Ashtu si e vendos në kontekst politologu Gerard Grunberg, në kohë të tillë jonormale, Franca nuk po kërkon për një president normal.
Tesheshi.com/d.i.

Next Post
Janet Jackson shfaqet me veshje islame pas lajmërimit të shtatzënisë

Janet Jackson shfaqet me veshje islame pas lajmërimit të shtatzënisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

“Mes tyre Shqipëria dhe Kosova”! Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

January 14, 2026
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In