• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Le Monde: Çfarë ndodh me protestat rumune?!

by S M
13/08/2018 18:05
People attend a protest in Bucharest, Romania August 11, 2018. The message on the flag reads "Resignation." Picture taken August 11, 2018. Octav Dragan/Handout via REUTERS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES.

People attend a protest in Bucharest, Romania August 11, 2018. The message on the flag reads "Resignation." Picture taken August 11, 2018. Octav Dragan/Handout via REUTERS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ Të dielën më 12 gusht në mbrëmje, ata ishin ende disa mijëra. Pjesëmarrja e tyre ndryshon varësisht ngjarjeve, por kundërshtarët e qeverisë rumune kanë dalë në rrugë pothuajse vazhdimisht për tetëmbëdhjetë muajt e fundit, për të protestuar kundër politikës së dobësimit të luftës kundër korrupsionit, të udhëhequr nga Partia Social-Demokrate (PSD) në pushtet. Objektivi i tyre kryesor i protestave është udhëheqësi i saj, i kudondodhuri Liviu Dragnea, 55 vjeç.

Kush është Liviu Dragnea?

Fitues i bujshëm i zgjedhjeve legjislative të organizuara në dhjetor të vitit 2016, ai nuk mundi të bëhej kryeministër për shkak të dy dënimeve gjyqësore. Një dënim me dy vjet me kusht për mashtrim elektoral, i cili u bë i formës së prerë në vitin 2016. Dënimi tjetër, në qershor, tre dhe një vjet e gjysëm, për abuzim me fondet publike, dënim të cilin ai e ka apeluar. Ai është gjithashtu duke u paditur në një rast të tretë të përvetësimit të fondeve evropiane. Megjithatë, ligji rumun kërkon një skedinë të pastër kriminale për t’u bërë kryeministër.

I ballafaquar me këto pengesa, z Dragnea i kishte shpjeguar gazetës Le Monde në dhjetor 2016, vetëm disa ditë para fitores së tij zgjedhore, se “kishte një plan.” Fitorja e gjerë prej 46% të votave, ia mundësoi Dragneas për ta zbatuar në mënyrë këmbëngulëse planin në fjalë, megjithëse opozita e rrugës dhe presidenti liberal, Klaus Iohannis, ja ndërlikuan planet.

Që nga kreu i Dhomës së Deputetëve, ku ai u zgjodh, Dragnea ka qenë me të vërtetë në gjendje të shkarkojë tre kryeministra njëri pas tjetrit, pas kritikave që ata i bënë për dobësimin politik të drejtësisë. Por ai vetë beson se është një viktimë e abuzimeve të luftës kundër korrupsionit. Ai ka denoncuar disa herë ekzistencën e një “shteti paralel” në sistemin e drejtësisë që do të “kontrollojë vendin”.

Cilat janë ofensivat e qeverisë kundër ndjekjes penale kundër korrupsionit?

Institucion i frikshëm për politikanët rumunë, por i respektuar nga popullata, zyra e prokurorisë kundër korrupsionit (ADN në rumanisht) është objektivi kryesor i saj. Duke u bërë jashtëzakonisht efektive nën presionin e Bashkimit Europian, në të cilin Rumania u pranua në vitin 2007, ADN ka hetuar qindra raste që përfshijnë politikanë të të gjitha niveleve. Një murtajë e vërtetë në vend, korrupsioni, nën mbrojtjen e ADN-së, u kthye në subjektin e një lufte të ashpër.

Gjithashtu, për disa politikanë, sjellja e prokurorisë ka qenë më e ashpër seç duhej. Për shembull, në rastin e dënimit të z.Dragnea, dënimi me tre vjet e gjysëm burg erdhi për një akuzë punësimi fiktiv, në të cilën vlerësohej se ishte krijuar një dëm prej 24 mijë eurosh. Si të mos mjaftonin këto dënime të rënda, disa dosje u përgatitën dobët nga prokuroria dhe u kthyen në bumerang, duke u pushuar çeshtjet.

Shkarkimi i shefes së ADN Laura Codruta Kovesi.

Qeveria e drejtuar nga Viorica Dancila, bashkëpunëtore e afërt e shefit të shumicës Dragnea, ja arriti të shkarkojë në korrik shefen e prokurorisë antikorrupsion Laura Codruta Kovesi. Kjo figurë e drejtësisë rumune u largua nga funksionet e saj pas një kundërshtie të gjatë dhe të fortë me qeverinë dhe presidentin Klaus Iohannis. Ministri i drejtësisë ngriti kritika ndaj prokurorisë për shkelje të Kushtetutës dhe për prishjen e imazhit të Rumanisë në botë, gjatë komunikimeve të shumta që prokurorja Kovesi kishte me shtypin ndërkombëtar, në të cilat denonconte veprimtarinë e qeverisë rumune.

Kush demonstroi natën e së premtes?

Edhe pse shkarkimi i Kovesit dhe këto nisma të qeverisë kanë provokuar protesta të forta nga qeveritë perëndimore dhe shoqatat e magjistratëve, ato megjithatë nuk kanë shkaktuar valë protestash të ngjashme me ato në dimrit 2017. Manifestimi i madh i diasporës i organizuar të premten e 10 Gushtit në mbrëmje në Bukuresht, solli pak më pak se 100,000 njerëz, sipas mediave lokale.

Megjithatë, dhuna që mbylli tubimin ishte e para, pasi që këto ishin deri tani protesta plotësisht paqësore. Disa liderë të opozitës liberale ishin në rrugë, por nuk qenë në gjendje ta rrëzojnë qeverinë. Sidomos pasi diaspora është gati të largohet me fundin e verës. Z. Dragnea do të jetë në gjendje që në heshtje të vazhdojë punën e tij të pastrimit të dosjeve personale të tij gjyqësore, duke bërë ndryshimin e ligjeve sipas dëshirës së tij.

Perktheu nga Le Monde per Javanews Andi Malasi

Next Post
Pjerin Ndreu: Video-përgjimi për Xhafajn është sajesë. Babalja e di të vërtetën

"Njësoj sikur Ritvani të kërkojë pafajësi", ironia e deputetit me thirrjet e Berishës për protesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

February 26, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

February 26, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës: Rama sulmoi drejtësinë!

February 26, 2026
Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

February 26, 2026
Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In