• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lë mandatin…”/ Salianji tregon prapaskenat e përjashtimit të 4 deputetëve: PD ka nevojë për bashkim, Alibeaj me sjellje bizantine e brutale

by Java News
14/01/2023 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se është gati të lërë funksionet në PD, por edhe mandatin e deputetit me qëllim që kjo forcë politike të bashkohet.

Salianji u shpreh se i vetmi që i intereson përçarja në PD është kryeministri Edi Rama duke shtuar se sot të marrësh vendime për interesa personale dëmton Partinë Demokratike.

“Unë jam gati personalisht, nëse jepet një variant i caktuar për të bashkuar Partinë Demokratike, jo funksionin si nënkryetar grupi, por jam i gatshëm të lë mandatin për tu bashkuar PD. Të dalësh të marrësh përgjegjësi të caktuara, të diskutosh me kolegë dhe të hysh në përplasjet apo sulmet që bëhen nga qeveria për të parecarë PD nuk është privilegj. Është një kosto e caktuar, por ka disa njerëz që duhet ta bëjnë këtë. Ose ndryshe të dalin në protesta të dhe të rrëzojnë qeverinë”, tha Salianji në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Deputeti demokrat teksa komentoi përjashtimin e 4 deputetëve të PD nga Grupi Parlamentar tha se ishte një ndërhyrje brutale nga ana e Alibeajt, në një kohë që deputetët kishin ndërmarrë një nismë për t’u bashkuar.

“PD ka nevojë për bashkim, për përthithjen e çdo individi dhe nuk ka luksin të përjashtojë deputetë. Ka nisur një përpjekje për bashkim nga një grup kolegësh të cilët nisur nga situata që është e pafavorshme, por edhe situata e zgjedhjeve që po afrojnë është bërë përpjekje për të gjetur rrugë si mund të bashkohet.

Në kushtet kur dëgjohet se ka një përpjekje për bashkim vjen një njoftim që thuhet se përjashtohen 4 deputetë të PD. Është një ndërhyrje brutale në përpjekjet për të qetësuar ujërat”, tha nder te tjera Salianji.

Pyetje: Si nisi dhe kush e propozoi shkarkimin e Alibeajt?

Salianji: Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush. Kjo është një mendësi bizantine që për fat të keq ndodh në krahun e Alibeajt. Ne po shikojmë opsione për tu bashkuar. Nuk është arritur që të flitet me të gjithë kolegët sepse ndodhi kjo ndërhyrja brutale.

PD nëse do kishte çështje për shkarkime do ta kishte ndërmarre këtë veprim. Ne do bëjmë çdo përpjekje konsensuale për tu bashkuar.

Unë po them që do ti japim kohën çdo deputeti për të arritur në një bashkim. Kanë qenë një grup deputetësh për të arritur një bashkim për të pasur mundësinë që grupi parlamentar mos keqpërdoret për luftëra të brendshme./m.j

Next Post
Luizi e merr vesh, ia thotë Teas: Protesta jashtë, po bëhet nami. S’duan që t’i dëgjojmë

Luizi e merr vesh, ia thotë Teas: Protesta jashtë, po bëhet nami. S’duan që t’i dëgjojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In