Le Jour 1938: Ejani të vizitoni ekspozitën dedikuar vendit magjik të mbretëreshës Geraldinë

Geraldina

Nga Aurenc Bebja, Francë – 8 Gusht 2020

“Le Jour” ka botuar, të premten e 29 prillit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e veçantë në Paris dedikuar mbretërisë së Shqipërisë.

Në mbretërinë e një mbretëreshe të hijshme

Shkrimi

“Një ekspozitë në “Jour-Echo de Paris”

Ju keni parë të gjithë, këto ditë, fotografitë e panumërta të Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë, Mbretit “Zog I” dhe Mbretëreshës bukuroshe Geraldinë, por askush nuk ju ka treguar vendin e tyre.

Ejani në “Jour-Echo de Paris”, do të shihni të ekspozuara, në sallën tonë të madhe, fotografitë e mrekullueshme të Shqipërisë, të cilave u kemi bashkangjitur për ju disa pamje të Jugosllavisë.

Kështu do të keni para syve tuaj, dhe të realizuar nga artistë, pamjen e mrekullueshme të një vendi piktoresk dhe magjik, i cili tani do të strehojë këtë lumturi romantike të dy qenieve, për të cilat të gjithë duartrokitën. — H. L.”

Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com