Mosemërimi i anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor, KQZ, nga ana e presidentit Hashim Thaçi, përveç se e ka bllokuar këtë institucion të shtetit, është edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe krijon një precedent të rrezikshëm për demokracinë, ka paralajmëruar Grupi parlamentar i LDK-së, shkruan Koha Ditore.
“Thaçi ka bllokuar KQZ-në nga data 27 mars e këtij viti. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, të premten gjatë një konference për media.
Hoti ka shtuar se presidenti nuk është duke e kryer detyrën e tij kushtetuese, siç parashihet me Kushtetutë, ku ai duhet t’i pranojë propozimet që i çojnë subjektet politike për anëtarë të KQZ-së. (b.an)