• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

LDk: Duhen zgjedhjet e reja, nuk negociohet ndryshe me Serbinë

by Java News
08/01/2019 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Xhafer Tahirit të LDK-së, askush nuk ka të drejtë të negociojë me Serbinë, para se vendi të hyjë edhe një herë në zgjedhje dhe që qytetarët të thonë fjalën e tyre edhe për dialogun.

Në Interaktiv të KTV-së, kryetari i Vushtrrisë ka thënë se koalicioni aktual ka “okupuar” pozitat. Sipas tij, “dështimi për liberalizim, përkeqësimi i ekonomisë dhe mungesa e perspektivës e bëjnë të domosdoshëm kërkesën për zgjedhje të parakohshme”.

“Askush s’ka të drejtë të negociojë para se të dalë qartë para qytetarëve se ky është qëndrimi jonë e qytetarët të votojnë krahas qëndrimeve për ekonominë, për sundimin e ligjit e edhe për qëndrimin e dialogut”, ka thënë ai. “T’i kthehemi qytetarit e të vendos ai se kush duhet të udhëheqë”.Sa i përket mundësisë së përfshirjes së LDK-së në dialog, Tahiri ka thënë se LDK-ja tashmë ka bërë të qartë qëndrimin për dialogun, se duhet patjetër që vendi të hyjë në zgjedhje për të marrë besimin e qytetarëve.

Duke folur për sondazhin e fundit, të porositur nga VV-ja, që nxori LDK-në si të parën në vend e Albin Kurtin më të preferuarin për kryeministër, Tahiri ka thënë se “nuk mund të pritet që VV-ja të nxjerrë LDK-në edhe si parti edhe si lider në vend të parë”. Ka thënë se diferenca mes LDK-së dhe partive tjera do të rritet deri në kohën e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se thirrjet e SHBA-së që është periudhë vendimtare për dialogun janë që të bëhet unifikimi i politikës në vend sepse “tre krerët e institucioneve flasin me zë të ndryshëm”.

Akuzat e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi se LDK-ja po funksionon si degë e VV-së, Tahiri i ka quajtur të parëndësishme.“Kush është Dardan Gashi për të kritikuar LDK-në? Kur ka dalë Dardan Gashi të marrë besimin e qytetarëve. LDK-ja nuk i shërben as Kadri Veselit, Dardan Gashit as Fatmir Limajt as askujt, pos interesit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Duke folur për zgjedhjet e brendshme të LDK-së, Tahiri ka thënë se kjo parti do të ruajë unitetin dhe pret që partia të reflektojë në bazë të besimit të qytetarëve për anëtarët e partisë. (b.an)

Next Post
Akuzohet për terrorizëm, Turqia arreston një ish-deputet të opozitës

Akuzohet për terrorizëm, Turqia arreston një ish-deputet të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In