• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lazarati në “Hollywood”, 25 mijë fishekë për të xhiruar filmin “The Brave”

by Java News
06/10/2018 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“The Brave” është filmi i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit dhe që nga e premtja po shfaqet në të gjitha kinematë e Tiranës dhe Prishtinës. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, producenti amerikan i filmit Joe Issa Zaraui u shpreh se filmi sjell historinë e një oficeri të pakorruptuar të policie (Louis Mandylor, që ka luajtur te Big Fat Greek Wedding) në luftë kundër mafias së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar.

Në këtë film luajnë 3 aktorë të njohur shqiptarë, Bes Kallaku, Vin Bejleri dhe Mensur Safqiu. Në të luajnë aktorë të mëdhenj amerikanë si Armand Assante, por dhe 3 nga aktorët më të famshëm rusë, ndër ta edhe Ravshana Kurkova e Yuryi Kutsenko, i cili sipas producentit Zaraui, konsiderohet në Rusi në përmasat e Al Paçinos.

Ai ka treguar se “25 mijë fishekë janë harxhuar për xhimin e skenës mbyllëse të filmit”.

Filmi me regji nga regjisori amerikan William Kaufman (që ka punuar dhe me Dolf Lundgreen dhe fituesin e çmimit Oskar, Cubs Gooding Junior) ka skena aksion me përmasa hollivudiane dhe në të duket përpjekja e forcave RENEA për të vënë nën kontrollin e ligjit fshatin që mbjell hashash e ku ka ngritur perandorinë e tij të drogës bosi amerikan i drogës, italo-amerikani Frank Pedulla (Armand Assante).

E veçanta e filmit është që për të kanë investuar investitorë shqiptarë që sipas producentit Zaraui, janë angazhuar në film me dëshirën e mirë për të dhënë imazhin e në Shqipërie tjetër, jo si ajo që portretizohet në filmin Taken. “Jo të tërë shqiptarët janë si tek “Taken””, thotë Koloreto Cukali, bashkëproducenti shqiptar i filmit.

“Ka një Shqipëri të bukur, dhe ka shqiptarë pozitivë. Këtë sjell ky film. Një Shqipëri të vërtetë, me problemet e veta, por dhe me heronjtë e vet.”

Filmi, i mbështetur nga “Digitalb”, do të ketë premierën në Rusi pas një jave, dhe më pas do shfaqet në mbi 4 mijë kinema të e atij vendi, sipas producentit Zaraui.

ma.me

Next Post
FOTO/ Vrasja në Tiranë, si shpëtoi i forti nga Burreli

Një komando hero, përballë kriminelëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com