• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lavrov: SHBA ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë

by A R
08/12/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtrojnë presion për finalizimin e marrëveshjes së Prespës në Maqedoni, në mënyrë që Shkupi të anëtarësohet sa më shpejt në NATO. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov për mediat greke.

Moska vijon të shprehë hapur kundërshtimin e saj për marrëveshjen e Prespës të arritur mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit. Pas takimit të kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe presidentit rus Putin në Kremlin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtrojnë presion për finalizimin e procesit të marrëveshjes në fjalë. Sipas Lavrov, kjo po bëhet që Maqedonia të marrë sa më parë anëtarësimin në NATO.

Pas dështimit të referendumit, ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes në Maqedoni, u vendosën në parlamentin e vendit. Lavrov theksoi se në 19 Tetor, deputetët maqedonas u shantazhuan dhe u korruptuan, përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta nga diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorin amerikan në Shkup. Ministri i Jashtëm rus këmbënguli se po bëhen përpjekje intensive për të finalizuar procesin deri në fillim të vitit 2019. Ky nxitim i shërben vetëm qëllimit të Uashingtonit, për të pranuar urgjentisht Shkupin në NATO, pohoi Sergei Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Deklaratat Lavrov i bëri në një intervistë për të përditshmen greke, “Iefimerida”. Ndërkohë reagime të ashpra janë shkaktuar pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë Zaev, se gjuha maqedonase duhet të mësohet edhe në Greqi. Pretendimet e papërgjegjshme dhe provokuese të Zaevit, sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos, dëshmojnë se Shkupi nuk është gati të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare. Për të, Marrëveshja e Prespës është praktikisht e vdekur. Sipas mediave greke, deklarata e Zaev e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e partive tjera opozitare si Potami, ndaj nuk dihet nëse ato do ta votojnë marrëveshjen kur ajo të vendoset para deputetëve grekë. Analistët politikë vlerësojnë se ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Athinës, mund t’i përshpejtojë zgjedhjet, madje para muajit Maj.

/a.r

Next Post
Festivali i Këngës në RTSH, prezantohen 22 këngët pjesëmarrëse

Festivali i Këngës në RTSH, prezantohen 22 këngët pjesëmarrëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In