Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov dënoi sot sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë, duke vlerësuar se ato kërcënojnë seriozisht marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit.
“Ky lloj veprimi kërcënon seriozisht marrëdhëniet ruso-amerikane, që janë duke u përballur me një periudhë të vështirë”, deklaroi ministri rus, në një komunikatë të publikuar nga ministria ruse e Punëve të Jashtme në përfundim të një bisede telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
“Këto sanksione janë përpjekie të kota për të bërë presion mbi Rusinë”, gjykoi Lavrov që konfirmoi anulimin e një takimi të parashikuar këtë javë në Shën Peterburg mes Tom Shannon, një përgjegjës i lartë i departamentit të Shtetit dhe zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov, të njoftuar të mërkurën në mbrëmje nga Uashingtoni.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë në nivelet më të ulëta që prej përforcimit nga Uashingtoni i sanksioneve kundër Moskës për rolin e saj në krizën ukrainase./b.d