Ministri i Jashtëm rus Lavrov e krahasoi SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin, gjatë konferencës për shtyp, e cila është due u zhvilluar tani.
Ai thotë se anulimi i gazsjellësit Nordstream 2 “tregon vendin” e BE-së, duke sugjeruar se SHBA qëndron pas vendimit.
“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë”, tha Lavrov për mënyrën se si Amerika po menxhon situatën e konfliktit Rusi –Ukrainë.
Ai përsërit pretendimin rus se qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist dhe thotë se bandat po plaçkitin qytetet, përfshirë Mariupolin. BBC nuk ka parë asnjë provë për të mbështetur këto pretendime.
Lavrov thotë gjithashtu se ukrainasit “tani po përpiqen të përdorin civilët si mburoja njerëzore”.
Ai i referohet vazhdimisht Hollivudit dhe thotë se njerëzit nuk duhet “të shikojnë vetëm filma hollivudian” të shkruar nga mediat perëndimore “ku ka një të keqe të fundit”.
Ministri i Jashtëm rus thotë gjithashtu se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit me koston e Rusisë.
Ai u shpreh se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore, dhe sipas, tij “një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm bërthamore”.
Lavrov theksoi se kjo “është vetëm në mendjet e politikanëve perëndimorë, dhe jo të atyre rus”.
Ministri i Jashtëm paralajmëroi vendet perëndimore se nëse duan të luftojnë Rusinë, duhet ta mendojnë mirë”, teksa theksoi se sipas tij plane të tilla po bëhen.
“Nëse bëhet një luftë kundër nesh, atëherë, ata që bëjnë plane të tilla duhet ta mendojnë mirë. Dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen”, tha ai.
g.kosovari