BE kërkon nga Serbia mbylljen e Qendrës ruse në Nish, nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, pohon ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, transmeton Koha.net.
Brukseli këtë qendër, ka thënë ai, e mendon si çerdhe spiunimi dhe kërcënim sigurie.
“Dhe, BE, përgjithësisht, nga Serbia kërkon që të sillet sikur Mali i Zi, i cili thjesht ka shkelur detyrimet e veta, të gjitha premtimet, e ka tradhtuar Rusinë edhe pse Rusia nuk i ka bërë asnjë të keqe”, ka thënë Lavrov për rts dhe ka shtuar:
“Nëse BE do që në këtë mënyrë të zërë miq, atëherë kjo do të thotë të bëhesh bashkë me dikë kundër dikujt edh pse ne kemi menduar se gjithmonë duhet shoqëruar me dikë. Kështu bëjmë edhe me fqinjët tanë ballkanikë”. (b.an)