Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë akuza të ashpra në adresë të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se SHBA-të përkrahin ata që duan të përdorin terroristët kundër presidentit sirian Bashar al-Assad.
Këto deklarata, Lavrov i ka bërë pas një bisede telefonike me sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry. Lavrov ka thënë se qëndrimet amerikane për Sirinë janë shqetësuese.
“Është e papranueshme se si SHBA-të mendojnë të luftojnë kundër ISIS-it pa bashkëpunuar me qeverinë siriane”, ka thënë Lavrov.









