Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka rekomanduar rusëve që të mos udhëtojnë në Turqi për çfarëdo arsye, pasi forca ajrore turke ka rrëzuar një avion luftarak rus, në kufirin sirian.
Duke folur në qytetin turistik të Detit të Zi, në Soçi, Lavrov tha: “Masa kritike e incidenteve terroriste në tokën turke, sipas vlerësimeve tona, është jo më pak sesa kërcënimi në Egjipt”, ku një sulm me bombë kishte goditur një aeroplan me pasagjerë rusë, muajin e kaluar, shkruan rel.
Lavrov tha gjithashtu se ai nuk do ta vizitojë Turqinë siç ishte planifikuar më 25 nëntor.
Ndërkohë, disa prej agjencive turistike ruse kanë anulluar të gjitha paketat me destinacion Turqinë.