• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lautaro e Lukaku dëfrehen në “San Siro”, Ibra “ruan zërin” për Sanremon

by Ardit Rada
21/02/2021 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skenën e “San Siros” e rrëmben dyshja Lautaro-Lukaku, Zlatan Ibrahimovicit i mbetet të provojë talentin në Sanremo. Zikaltrit mposhtin thellë 3-0 rivalët e titullit dhe shkëputën 4 pikë nga rivalët ndërqytetas në krye të klasifikimit. Derbi i Madoninnas u vendos nga sulmi shpërthyer i Interit, Lautaro-Lukaku, që i shkaktoi humbjen e dytë radhazi “djallit”, diçka që ndodh për herë të parë në këtë kampionat.

Vetë shifrat tregojnë dominimin e skuadrës së Antonio Contes, që e nisi vrullshëm takimin duke e zhbllokuar që në minutën e pestë me Lautaron, që e pati të lehtë të mposhtte me kokë Donnarumman. Merita kryesore shkon për Lukakun, që i dha një asist perfekt argjentinasit, pasi shpërtheu bukur nga e djathta, duke nxjerrë jashtë loje në dyluftim Romagnolin.

Zikaltrit dominuan gjatë fraksionit të parë, të cilin e mbyllen me një rast të Skriniarit, që nuk pati saktësinë e duhur me kokë.
Milani u shfaq i frikshëm në fillim të pjesës së dytë, me Donnarumman që u mohoi golin Tonalit dhe Ibrahimovicit, por gjithçka u bë edhe më e vështirë për kuqezinjtë, kur Lautaro relizoi të dytin personal, i asistuar me mjeshtëri nga Brozovic, pas një aksioni model.

Donnarumma reagoi bukur në të 63-tën ndaj goditjes së Lukakut, por nuk mundi të bënte asgjë pak çaste me vonë, kur sulmuesi belg, pas një depërtimi të fuqishëm e goditi topin në shtyllën e parë, duke nxjerrë jashtë loje portierin kuqi. Me rezultatin 3-0 ndeshje ishte praktikisht e mbyllur. Interi tërhoq në gjysmëfushën e tij, për të manaxhuar lojën, duke mos harxhuar shumë energji.
Me katër pikë më shumë se “Djalli” dhe i përqendruar totalisht në Serinë A, Interi “vrapon” me siguri drejt titullit kampion që i mungon prej 11 vjetësh.

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 422 raste të reja, 631 të shëruar dhe 10 viktima nga Covid

Shqipëria në 24 orët e fundit: 822 të vaksinuar, 1184 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

February 26, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

February 26, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës: Rama sulmoi drejtësinë!

February 26, 2026
Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

February 26, 2026
Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In