• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Largohuni, vajza po fle…”/ Dalin pamjet nga dhoma ku u mbajt për 15 muaj e vdekur, Anisa Josifi

by A R
06/07/2020 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ditë pasi në këtë dhome, u hoq trupi i pajetë i Anisa Josifit, dysheku me njollat e vdekjes, është larguar nga të afërmit e familjes Josifi.

Ne sot patëm mundësi të hynim në këtë shtëpi. Ajo tani është e heshtur, por për 15 muaj brenda këtyre mureve u konsumua një tragjedi e rëndë. Kjo është dhoma e ndenjes, ku gratë e kësaj shtëpie qëndronin të vetme dhe të mbylllura prej 27 marsit të vitit 2019, kur Anisa Josifi ndërroi jetë pas refuzimit të ushqimit dhe krizave të rënda nervore.

Kjo është kuzhina e shtëpisë, të cilën Zhaneta dhe dy vajzat e saj, nuk e përdorën dhe zgjodhën të vetëflijohen duke mos u ushqyer.

Dera e këtij ballkoni nuk u hap për një kohë të gjatë dhe tre banorët e shtëpisë, kishin hequr dorë nga çdo lloj përkujdesje. Këtë e tregojnë lulet e thara mbi dritare.

Ndërsa në këtë dhomë, ku u shua Anisa 15 muaj më parë, në ajër qëndron e fortë era e rëndë e trupit që dekompozohej i pakallur, trupi i Anisës u gjet i tretur, e ndërsa nëna e saj, e ulur në krah ku kishte dhënë shpirt duke u lutur për ringjalljen e së bijës. E vetmja pamje e gjallë në këtë shtepi është fotoja e dy motrave Josifi, të cilat duket se kanë qenë të lumtura në momentin e fiksimit të saj.

Nëpër shtëpi, ne gjetem pjesë ditari që duken se janë shkruar nga disa duar të ndryshme. Janë fjali dhe shprehje të shkëputura nga shkrimet e shenjta. Disa nga shkrimet janë marrë nga policia për të kuptuar më shumë rreth tragjedisë. Të treja grate, gjatë kohës që kanë qëndruar brenda, janë munduar të gjejnë arsyetimin e asaj që po bënin, siç është edhe kjo fjali:

“Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle”.

Këtë shprehje, Zhaneta Josifi ia kishte thënë edhe të afërmve të saj, kur ata kërkonin që të takonin Anisën. Duket se keqinterpretimi i fesë dhe me gjasë problemet e rënda mendore, historia e dhimbshme me dy vdekje në familje, bashkëshorti i Zhanetës e më pas një familjar i saj, i kanë paraprirë tragjedisë.

Në librat e shenjtë ato kanë nënvizuar edhe shprehje duke dashur t’i japin kuptim veprimeve dhe riteve që kryenin. Ja një prej tyre:

“Dhe në qoftë se Fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u jap jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të frymës së tij që banon në ju.”/Top Channel

Next Post
Patozi nuk kursen kritikat: Nuk e meritojmë hapjen e negociatave, jemi vend gjysmagjel

Dishepujt e fundit të Stalinit janë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In