Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur ditën e djeshme në fshatin Çezmë të Pogradecit.
Sipas njoftimit të policisë, babai i vajzës ka bërë kallëzim se vajza e tij e mitur është larguar nga banesa që prej 1 gushtit.
Policia po punon intesivisht për gjetjen dhe kthimin e të miturës në banesë.
“Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.











