• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largohet Lorenc Trashi/ Ja sa përfiton Partizani dhe kontrata faraonike për lojtarin në Kuvajt

by Java News
22/06/2020 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E bujshme! Partizani shet Lorenc Trashin te klubi nga Kuvajti, Al Qadsia. Mbrojtësi i majtë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e re, teksa lajmi u konfirmua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga vetë klubi i kuq përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

Partizani ka njoftuar për transferimin e 28- vjeçarit në Kuvajt menjëherë pasi të hiqen kufizimet e linjave ajrore nga Europa drejt Azisë. “Panorama Sport” zbulon se të kuqtë do të përfitojnë rreth 250 mijë dollarë nga ky transferim. Nga ana tjetër, në total “operacioni” ka një kosto prej 1.5 milionë dollarësh. Kjo, për vetë faktin se në kontratën që mbrojtësi ka firmosur, do të paguhet me 250 mijë dollarë në sezon. Kësisoj, në pesë sezone në Kuvajt ai do të përfitojë në total 1 milion e 250 mijë dollarë. Duke shtuar këtu edhe përfitimin e Partizanit, që disponon kartonin e lojtarit, “operacioni” shkon fiks 1.5 milionë dollarë.

lorenc trashi

Lojtari ishte edhe një vit nën kontratë me “demat”, por klubi e pa të arsyeshme që ta shesë në një moment ku ndoshta ka menduar se ofertë më të arsyeshme nuk do të ketë. Trashi është prej gjashtë vitesh pjesë e Partizanit dhe gjithashtu kontingjent i Kombëtares shqiptare. Në sezonin e kaluar ai u shpall kampion i Shqipërisë dhe mori ftesë nga trajneri Edi Reja. Mbrojtësi ka luajtur tri ndeshje me fanellën kuqezi dhe ka shënuar një gol ndaj Moldavisë.
Goli i Brojes Partizani
KONFIRMIMI –

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga ‘COVID19’, Trashi pritet t’i bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime të hiqen. Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. 28-vjeçari do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt. FK Partizani dëshiron të falënderojë Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanellën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re. Suksese kampion”, shkruhej në komunikatën e klubit të Partizanit. .

g.kosovari

Next Post
Tragjike në Elbasan/ I riu hidhet nga kati i katërt i pallatit, 31-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Tragjike në Elbasan/ I riu hidhet nga kati i katërt i pallatit, 31-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In