Me emërimin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, janë bërë një sërë ndryshimesh në këtë institucion.
Së fundmi, një tjetër emër, staf i ngushtë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është larguar nga detyra.
Ai është Këshilltari për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme, Albi Serani.
Në një mesazh përshëndetës drejtuar mediave, Serani thotë se eksperienca e tij në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë një periudhë shumë intensive.