• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

by A R
12/03/2026 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestuesve të thirrur para Parlamentit, e më pas shkoi në selinë blu.

Nga ambientet e jashtme të selisë, Berisha njoftoi se protesta e ardhshme e opozitës është më 22 mars.

“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!“, u shpreh ai për gazetarët, pa iu përgjigjur asnjë prej pyetjeve të tyre.

Sakaq, nga fjalimi i mbajtur para protestuesve nga Parlamenti, Berisha u shpreh se “Rama shënoi fundin e tij politik”, nga votimi i bërë sot në Kuvend për çështjen Balluku.

“Të dashur miq,
Sot, Edi Rama, kreu i organizatës kriminale, shënoi vetëvrasjen e tij politike. Shënoi fundin e tij politik.
Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit.
Sot, ai nuk votoi për Lubi Ballukun. Votoi për veten e tij. Për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer.
Në historinë kombëtare nuk ka pasur njeri me standardet më të ulëta njerëzore se ky njeri“, u shpreh ai.

Berisha falenderoi protestuesit e ardhur, teksa vijoi me akuzat ndaj kreut të qeverisë.

“Por theksoj sërish se është puna juaj, është qëndresa juaj, është protesta juaj, kryengritja juaj që bëri që sot ai të dalë para mbarë shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë kombëtare. Si qeveritari më i poshtëruar në Europë. Nuk ka sot një qeveritar në Europë që të bëjë ligje, që të votojë për mbrojtjen e vjedhjeve të tij siç bëri Edi Rama. Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë që të ketë firmosur në dhjetëra dhe qindra herë vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë dhe fondeve të tyre. Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë, që për të mbrojtur krimet e tij, të mbyllë dyert e procesit të integrimit për qytetarët shqiptarë“, tha ai.

Kujtojmë se me 82 vota kundër, Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit të deputetes. Kështu, nuk u autorizua masa shtrënguese ndaj saj, “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”.

Next Post
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In