Pasi deklaroi dorëheqjen nga mandati i deputetit, Spartak Braho, Mirela Harito dhe Eljo Hysko janë tre emrat që mund ta përfitojnë atë.
Ish-deputet i LSI-së Braho mund të rikthehet në parlament pasi ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën.
Së fundmi ai ka marrë një post tjetër si këshilltar, çfarë mund të sjellë refuzimin e mandatit dhe kalimin tek Hysko.
Ndërkohë, vendi i lënë bosh mund të plotësohet edhe nga ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Teknologjinë, Milena Harito pasi përfaqësimin në Parlament të deputetëve të PS-së për Tiranën nuk është zbatuar ligji i detyrueshëm i barazisë gjinore në përfaqësim.










