• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi i Messit, zbulohet “destinacioni” i mundshëm, shpërthejnë protestat në Barcelonë

by A R
26/08/2020 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbylljes së sezonit me eliminimin e turpshëm nga Champions, Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona duke i kërkuar klubit ta lejojë të iki falas, sipas një klauzole në kontratën e tij, ka tronditur tifozët e Barcelonës.

Të shumtë në numër, mbrëmjen e të martës, ata kanë dalë në rrugët para stadiumit Camp Nou për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit.

Ramon Planes, sekretari teknik i Barcelonës, rreth Messit, u shpreh se klubi po bën të pamundurën që ta mbajë në ekip. – “Ne po mendojmë të ndërtojmë të ardhmen e Barcelonës së bashku me lojtarin më të mirë në histori, siç është Leo Messi,” – tha Planes. – “Të gjithë duhet të nxjerrim përfundime dhe kjo është ideja jonë. Ne nuk po mendojmë largimin e Leos në një nivel kontraktues, duhet të kemi respekt të madh për lojtarin. E ardhmja përpara nesh është pozitive dhe jam i bindur, sepse po flasim për të ndërtuar këtë Barcelona që ne e duam aq shumë.

Flitet se Pep Guardiola e kërkon tek City dhe klubi është gati t’i paguajë pagën që dëshiron, por jo  çmimin stratosferik të kartonit. Po ashtu, interesohet edhe Inter.

Messi ka shkuar me pushime, bashkë me familjen, duke preferuar heshtjen këto ditë. Trajneri i ri Rpnaldo Koeman e thirri për të biseduar për të ardhmen, por ajo mbetet ende e paqarta.

Fansat kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Josep Maria Bartomeu, i cili për momentin as që e mendon diçka të tillë. Megjithatë situata në klub është kaotike dhe këtë të mërkurë do të ketë një mbledhje urgjente të bordit drejtues.

Me shumë gjasa Barcelona dhe më konkretisht presidenti Josep Maria Bartomeu nuk do ta lejojë Messin të largohet me parametër zero pasi sipas klubit blaugrana klauzola në kontratën që skadon në vitin 2021, që e lejon diçka të tillë të ndodhë 1 vit përpara, ka skaduar në datën 10 qershor, por Messi për shkak të pandemisë synon që ajo klauzolë të shtyhet deri në fund të gushtit.

/a.r

Next Post
Lëshonin libreza abuzive për bizneset për të përfituar para/ SPAK mësyn te ISHSH dhe Instituti i Higjienës, dy zyrtarë në pranga, 12 të tjerë…

Dyshohet se u dhanë pa garë, SPAK nis hetimet për inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In