• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Largimi i Merkel/ Si do ta gjejë Europa rrugën pa ‘busullën’ e saj?

by
28/09/2021 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një turneu lamtumire me krerët e shteteve dhe qeverive europiane këtë verë, Angela Merkel vizitoi gjithashtu edhe Mbretëreshën. Minutat e pakta të filmuara të mbërritjes së saj në Windsor ishin të parezistueshme.

Nga njëra anë, qëndronte Mbretëresha me një fustan të gjelbër me lule dhe nga ana tjetër, ishte një grua e ndrojtur në dukje me pantallona dhe xhaketë ngjyrë vjollce, duke tundur kokën shumë herë, në një përpjekje për të respektuar ritualet e përshëndetjes së një monarku.

Elizabeth dhe Angela: dy botë të kundërta, me dy funksione krejtësisht të ndryshme, e megjithatë me shumë ngjashmëri.

Merkel më shumë  se Gjermaninë mishëron Europën. Por politika dhe jetëgjatësia e saj mbeten ende një mister.

Si mundet që kjo grua, kaq indiferente ndaj kurtheve të pushtetit, të qeverisë një parti për gjysmë shekulli dhe pastaj të zgjidhet katër herë radhazi për të udhëhequr një nga fuqitë e mëdha botërore?

Si u bë ajo një model aq i fortë sa një nxënës shkolle dikur e pyeti: “A mund të bëhet një mashkull kancelar?”

Për vite me radhë, unë kam parë, shkruar dhe, së fundmi, kam bërë një film për Merkel. Nuk ka qenë një admirim i verbër por më tepër një magjepsje: sepse ajo ishte kancelarja e parë femër e Gjermanisë, e cila udhëhoqi ekonominë më të fuqishme të Europës për 16 vite.

Merkel ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së saj në një diktaturë të bllokut sovjetik, një vend i ndarë dhe i përjashtuar nga bota e lirë. Ajo ka jetuar dy jetë: para dhe pas rënies së Murit të Berlinit, raporton abcnews.al

Kritika më e zakonshme ndaj Merkelit është se ajo “nuk ka bërë asgjë”. Se ajo nuk ka lenë asnjë shenjë në histori, ndryshe nga paraardhësit e saj. Konrad Adenauer integroi Gjermaninë Perëndimore në bashkësinë ndërkombëtare dhe ndihmoi në hedhjen e themeleve të BE -së së sotme.

Helmut Kohl solli ribashkimin e Gjermanisë dhe përfshiu markën gjermane në monedhën e vetme europiane. Gerhard Schröder ndërmori reforma brutale dhe jopopullore të ligjit të punës për ta bërë Gjermaninë një vend konkurrues.

Pra, çfarë ka bërë Merkel për pasardhësit?

Ajo nuk ka ndërmarrë reforma të mëdha. Por rekordi i saj politik, krahas dy jetëve të saj, ka dy anë dhe mund të lexohet në dy drejtime.

Ajo hyri në politikë menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Një kimiste e zakonshme, pa aftësi oratorike, karizëm, mashtrim politik apo edhe ndonjë agjendë të veçantë. Dhe në moshën 35 vjeç, ajo e gjeti veten, nga një histori e çuditshme, në vendin e duhur në kohën e duhur. Ajo e dinte se çfarë duhej të bënte.

Merkel erdhi në pushtet kur ngjarjet e 11 shtatorit ende qëndronin si një hije e gjatë mbi perëndimin, të cilat pasuan një sërë krizash të pandërprera europiane dhe globale.

Reforma ambicioze sigurisht që nuk është në ADN -në e saj. Merkel tregoi se ishte më shumë një menaxhere sesa një vizionare.

Megjithatë,  duke menaxhuar çdo krizë që i erdhi, ajo riktheu prosperitetin gjerman, e ndihmuar nga reformat e Schröder që kur ajo ishte ende udhëheqëse e opozitës. Nga ana e Merkelit, Gjermania gjithashtu zbuti imazhin e saj: nga e ashpër dhe jo tërheqëse në një vend të preferuar.

Për 16 vite, Merkel e ka bërë Gjermaninë një vend ambicioz. Sekreti i parë i jetëgjatësisë së saj në pushtet është se ajo ishte plotësisht në harmoni me vendin e saj. Ajo ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Kritika e dytë është se ajo ishte më shumë gjermane sesa europiane. Me pak fjalë: një udhëheqëse egoiste. Këto kritika vijnë veçanërisht nga Franca – një vend i cili  pretendon se preferon idetë romantike të “vëllazërisë” dhe “solidaritetit”.

Por a është egoiste të shpëtosh nderin e Europës duke pritur më  shumë se një milion refugjatë , të cilët udhëheqësit e tjerë, veçanërisht francezët, pretenduan se nuk i shihnin?

Edhe pse udhëheqëse e vendit më të pasur të BE -së, dhe kështu kontribuuesi më i madh i buxhetit, Merkelit i mungonte guximi për të çuar përpara Bashkimin Europian. Ajo ka “mundur” një president francez dhe ka “rraskapitur” katër prej tyre (Shirak, Sarkozi, Hollande, Macron), duke mos iu përgjigjur me vendosmëri krizës financiare të vitit 2008, në vend të kësaj duke imponuar metoda të tjera që i kushtuan shtrenjtë Europës.

Ajo e mbivlerësoi nacionalizmin ekonomik gjerman dhe u angazhua në merkantilizëm diplomatik me Rusinë dhe Kinën. Për një kohë të gjatë, ajo kundërshtoi ambiciet e Emmanuel Macron, raporton abcnews.al

Por kush më në fund e bindi Gjermaninë të mbështesë një plan masiv të rimëkëmbjes pas Covid për Europën?

Merkel ishte ajo që e udhëhoqi Gjermaninë, në fund, drejt revolucionit europian. Në një intervistë me Macron për librin tim mbi Merkel, e pyeta presidentin nëse e kishte cilësuar ndonjëherë kancelaren si pragmatike.

Macron pranoi se ai dhe Merkel vinin nga “universe të ndryshme”, por që ndërsa ajo mori më shumë kohë për të menduar rreth propozimeve dhe u përball me kufizime të mëdha, në fund ajo mbështeti të njëjtat ambicie.

Macron, pavarësisht fillimeve të vështira, u bë presidenti i saj i preferuar francez. Fajet, dështimet, gabimet dhe politikat e Merkel disa herë i kanë kushtuar shumë shtrenjtë Europës.

Largimi i saj është një pikë kthese; e lë Gjermaninë përballë sfidave të mëdha, jo më pak krizës klimatike, dhe shansit për të hapur një faqe të re në historinë e saj.

Pra, pse do ti mungojë Europës Merkel? Sepse të metat dhe cilësitë e saj, të dyja udhëhiqen nga busulla e saj morale. Morali e bëri atë t’i japë fund karrierës së Kohl, mentorit të saj të CDU, në 1999. Morali për dekada të tëra korrupsioni dhe evazioni fiskal në Greqi e bëri atë të ishte e ashpër gjatë krizës së euros.

Dhe morali e bëri atë të thoshte tre fjalët ” Wir schaffen das ” (do t’ia dalim) duke i kërkuar vendit të saj të pranojë një milion refugjatë. Përvoja e saj e jetës në “vendin që nuk ekziston më” e bëri atë të masë çmimin e vlerave nga të cilat ishte privuar: liria (përfshirë refugjatët), shqetësimi për unitetin dhe respektin e pakushtëzuar për kundërshtarët e saj, qoftë në parlamentin gjerman, në lindje të Europës ose në anën tjetër të Kanalit.

Stili dhe fjalimet e saj  janë antiteza e politikës populiste të përdorura nga Donald Trump dhe arkitektët e Brexit. Merkel shpesh ndryshoi mendje, por kurrë nuk bëri premtime të rrema, sepse ajo kurrë nuk premtoi asgjë.

Ajo ka përshkruar realitetin. Megjithatë pavarësisht masave të saj diplomatike, mbështetjes së saj në taktikat dhe madje edhe mediokritetin e saj, Merkel tregoi se ishte anti-Trump, anti-Johnson, anti-populiste. Morali i saj si udhëheqëse është ajo çfarë do të na  mungojë.

Nën udhëheqjen e  Merkel, CDU ka dominuar politikën gjermane gjatë 16 viteve të fundit. Ndërsa epoka e saj përfundon, partia është ende aty. Por çfarëdo forme që të marrë koalicioni i ardhshëm, demokracia gjermane do të mbetet e fortë dhe Gjermania do të qëndrojë e ankoruar në Europë.

Për Europën, dhe një botë të trazuar, të shqetësuar, largimi i Merkel është humbja e një feneri./ Nga Marion Van Renterghem, The Guardian/ 

/b.h

Next Post
Saimir Tahiri në Gjykatën e Lartë, përcaktohet relatori i ri për shqyrtimin e çështjes

Përfundon seanca për Tahirin në Gjykatën e Lartë, avokati kërkon prishjen e vendimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In