Largimi i Bepe Marotas nga drejtimi i “Juventusit” i ka habitur të gjithë. Luka Toni, ish sulmues i “Fiorentinës” dhe i kombëtares së Italisë tha se është normale që në botën e futbollit drejtues dhe sportistë të largohen.
“Lojtarët dhe drejtorët vijnë e shkojnë, “Juventusi” mbetet. Marota ka bërë shumë mirë tek “Juventus”, mendoj se ai mund të bëjë mirë te çdo klub Europian, por sipas mendimit tim blerja e Ronaldos ka prishur diçka tek “Juventusi”, ka thënë ish-sulmuesi.
“Kur ka probleme midis pjesëtarëve kryesorë të ekipit, është e vështirë të vazhdosh një projekt së bashku. Marota bëri historinë por unë personalisht i njoh Paratiçin dhe Kerubinin dhe mund t’ju siguroj se ata mund të bëjnë po aq mire. Nëse nënshkruan me Ronaldon dhe dikush nuk është dakord me këtë vendim, gjërat mund të vështirësohen më tepër”, tha Toni.
/b.d