Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur sot nga Pojani i Fierit për largimin e kreut te Kuvendit Gramoz Ruçi nga politika.
Ai tha se Ruçi vendosi interesat e partisë para atyre personale dhe u largua në kohën e duhur. Sipas tij nga ana tjetër Berisha vazhdon të mbajë peng PD-në për mandatin e tij të deputetit.
“Do na mungojë gjatë por përvoja e tij do i shërbejë brezave në PS. Ruçi vendosi interesat e partisë përpara atyre personale dhe u largua në kohën e duhur ndryshe nga Berisha që vazhdon të mbajë peng PD për mandatin e tij të deputetit”, është shprehur ai./m.j