• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi i Bushatit, ish-ambasadori: Shqipëria dhe Greqia nuk mund të vazhdojnë me negociatat

by Java News
28/02/2019 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për radion greke “Athinë 98.4”, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Cejku thotë se Shqipëria ka venë në një pozicion të veshtirë të gjithë ata që mbështesin integrimin në Bashkimin Europian, ndërsa situata është ende me e keqe nga zhvillimet politike të Shqipërisë këto ditet e fundit.

Kjo është dhe aryeja pse diplomati nuk mendon se Shqipëria e Greqia mund të vazhdojnë me negociata të reja për çështjet e hapura.

Ka shumë dyshime nëse duhet t’i jepet Shqipërisë një datë për hyrjen në Europë nga Parlamenti Europian në Qershor.

INTERVISTA: PYETJE- PËRGJIGJE:

Si mendoni ju, mundet qeveria të marrë masa të menjëhershme këto katër muajt e ardhshëm; si lufta ndaj korupsionit?

Vitin e kaluar BE-ja hapi nga e para negociatat me Shqipërinë për hyrjen në Europë dhe i dha Shqiperisë një kohë  prej një viti për të përmbushur kriteret e nevojshme. Për fat të keq jemi ende shumë larg nga përmbushja e kritereve që ka kërkuar BE-ja si është lufta ndaj korrupsionit apo ndryshimet në sistemin e drejtësisë. Kam frikë se BE-ja mund të shtojë edhe dy kritere të reja siç ësthë liria e shtypit dhe të mediave pasi qeveria nxorri një ligj për kontrolin e mediave sociale dhe të internetit. Shqipëria është gjthashtu në një krizë politike e cila sjell shumë dyshime tek Europianët nëse jemi gati apo jo që të ecim me ritmet e BE-së. Vitin e kaluar ishtë kundër nesh Franca, Hollanda dhe Danimarka ndërsa tani nuk e dimë se kush tjetër mund të jetë kundra nesh. Jemi në një pozitë të vështirë por duhet që të gjithë të respektojmë ligjet e demokracisë dhe qeveria të pajtohet me opozitën. Pa bashkëpunim nuk mund të ketë zhvillime.

Pra ju nuk prisni që në mbledhjen e Qershorit, Shqiperisë ti jepet një datë për hyrjen në Europë?

Thjesht nuk jam i sigurtë. Nga Brukseli presin rezultate nga lufta ndaj korupsionit dhe në ende skemi ber hapa ecurie. Në këtë rast mjafton t’ju përmend se ‘Escobari i Ballkanit’ ishte gjatë gjithë kesaj kohe i lirë, diçka që mund të ndikojë shumë keq. Pra me këto rethana unë nuk pres një lajm të mirë nga mbledhja e Qershorit, por ka edhe mundësi të na jepet më tepër kohë si nje vit ose deri në dhjetor.

Zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe situata aktuale politike mund të kenë ndikim në negociatat e Greqisë dhe Shqiperisë për çështjet e hapura midis dy vendeve?

Këeto bisedime për momentin kanë “ngrirë” për shkak edhe të  zëvendësimit të Ministrit të jashtëm pa shumë shpjegime. Nje arsye që u dëgjua ishte se ai ishtë në këtë pozicion për më shumë se 5 vite por ekziston opinioni se ai u përzu ngaqë nuk ishte dakord me shkëmbimin midis Kosovës dhe Serbisë. Tani është shumë e paqartë se cfare politike do ndjekë Shqipëria për kufjitë detare me Greqinë. Një gjë është e sigurtë, se Shqipëria do të ketë lidhje të mira dhe miqësore me Greqinë dhe do i hapë sërish bisedimet.

Next Post
Ylli Gurra shpall kandidaturën: Pse vendosa të garoj përballë Bruçajt

Ylli Gurra shpall kandidaturën: Pse vendosa të garoj përballë Bruçajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In