• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Largimi i Angela Merkelit, një humbje e madhe për Erdogan

by Java News
25/09/2021 23:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit e Turqisë po ndjekin nga afër zgjedhjet gjermane të 26 shtatorit që do të shënojnë fundin e qëndrimit të gjatë në detyrë të kancelares Angela Merkel.

Zonja Merkel ka ruajtur një marrëdhënie të fortë pune me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një kohë kur lidhjet e tij me udhëheqësit e tjerë perëndimorë janë tensionuar për disa çështje, përfshirë emigracionin. Njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones.

Zgjerimi i shpejtë i universitetit turko-gjerman të Stambollit është një nga shenjat më të dukshme të lulëzimit të marrëdhënieve mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ata kanë krijuar një marrëdhënie; kjo është pjesa më e rëndësishme, sepse nuk është e lehtë të krijosh një marrëdhënie me Erdoganin, dhe ata e bënë këtë. Dhe unë mendoj se është marrëdhënia më e mirë e punës që Turqia ka në marrëdhëniet e saj të jashtme për momentin“, i tha Zërit të Amerikës, Sezin Oney, gazetare me portalin e lajmeve Duvar.

Ishte marrëveshja e refugjatëve e vitit 2016 mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian, në bazë të së cilës Turqia priti miliona refugjatë sirianë në këmbim të miliarda dollarëve ndihmë; një marrëveshje që uli në tryezë zotin Erdogan dhe zonjën Merkel.

“Ishte shumë e qartë që Merkel ishte ajo që do të kërkonte të fliste me Erdoganin. Pra, ishte një moment shumë vendimtar. Siç e shohim sot, evropianët në thelb donin t’i mbanin refugjatët sa më shumë që të mundeshin larg Evropës“, thotë Zeynep Alemdag, nga Universiteti Okan i Stambollit.

Por kritikët e quajnë marrëveshjen e refugjatëve një marrëveshje jo të pastër. Ata pretendojnë se vendosmëria e zonjës Merkel për të mbajtur gjallë marrëveshjen, e bëri atë të ushtronte rolin e saj udhëheqës në Evropë për të zbutur kritikat ndaj përkeqësimit të të drejtave të njeriut në Turqi.

“Kjo do të jetë trashëgimia e saj, domethënë se ajo hezitoi në mbrojtjen e asaj që ata pretendojnë se janë vlerat e BE-së, demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, për hir të mbrojtjes dhe ruajtjes së marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë“, thotë Sinan Ulgen, nga Qendra për Studime të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme.

Berlini thotë se nuk ka reshtur së ngrituri shqetësimet për të drejtat e njeriut me Turqinë, por thotë se e bën këtë në prapaskenë.

Me zgjedhjet gjermane që i japin fund epokës së zonjës Merkel, analistët parashikojnë se Ankaraja do të humbasë kancelaren gjermane dhe atë që shumë këtu e shohin si mbrojtjen që ajo i jep brenda Bashkimit Evropian.

“Në këtë kuptim, Merkel ishte si një nënë për Turqinë. Kështu që tani, politika e jashtme e Ankarasë, për sa i përket Evropës, duhet të jetë e pjekur dhe të kujdeset për veten, sepse nuk do të ketë një Merkel për të rregulluar gjërat prapa skenave“, i tha Zërit të Amerikës zonja Oney.

Largimi i zonjës Merkel do të thotë se zoti Erdogan do të përballet me një epokë të re të marrëdhënieve diplomatike që mund të jetë më e trazuar, jo vetëm me Gjermaninë, por edhe më gjerë me Bashkimin Evropian.

Next Post
Tensionohet situata në veri! Policia e Kosovës kalon me automjete në Zubin Potok

Tensionohet situata në veri! Policia e Kosovës kalon me automjete në Zubin Potok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In