• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi i Agron Tufës nga Shqipëria, Sabit Brokaj: Mos u merrni më me të, e kishte kopsitur që më parë ikjen

by Java News
05/12/2019 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Mbrojtjes, Dr. Sabit Brokaj në një intervistë për Dita, komenton largimin e Agron Tufës nga Shqipëria.

Ai e konsideron ish-drejtorin e Institutit të Studimeve për krimet e komunizmit një delenxhi dhe bëzhdilë me të cilin nuk ia vlen të merremi gjatë me të.

Brokaj ka një apel për ambasadorin shqiptar në Zvicër dhe për ambasadën zvicerane në Tiranë për rastin Tufa dhe çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare me institutin që ka drejtuar derimë tani Tufa, ndërsa flet dhe për tërmetin.

Doktor, si një nga personat që ju ka hedhur në gjyq Agron Tufa, nuk mund t’ju shmangnim nga një pyetje e thjeshtë: Çfarë ndjetë kur morët vesh se Tufa iku dhe kërkoi azil politik diku?

Pasi kemi dëgjuar aq shumë histori gjatë këtyre 30 viteve të fundit, nga më të çuditshmet do të thoshja, kjo e arratisjes së Agron Tufës është krejtësisht e papërfillshme. Iku një bëzhdilë. E kujt mund t’i bëjë përshtypje ikja e një bëzhdile? Por me që po më pyesni po ju them: unë nuk u çudita aspak nga ky akt i këtij personi.

E prisja prej kohësh një veprim të tillë prej tij. Ai e kishte paralajmëruar ikjen. Bashkohem me atë që thoshte Fatos Tarifa dy muaj e ca më parë: “Mjaft me këmbana alarmi të rremë! Nga se rrezikohet vërtet z. Agron Tufa?”, të cilin kjo gazetë e botoi në të njëjtën faqe me lajmin e rremë për kërcënimin e Tufës.

Po atë ditë, në një prej rrjeteve socialë, Tarifa u shpreh se nuk duhej të çuditeshim aspak nëse një ditë, z. Tufa, me një kopje të përkthyer e të noterizuar të “kërcënimit” që i ishte bërë dhe që qe njoftuar në media, të kërkonte azil politik diku jashtë vendit. Edhe unë i kisha parandjerë ikjen e tij të turpshme si shumë të tjerë.

Tufa e kishte përgatitur dhe kopsitur ikjen e tij. Prandaj dhe nuk u çudita aspak nga lajmi.

Sidoqoftë, si do ta prisnit një ballafaqim me Tufën në gjyq?

Ky është thjesht një supozim tashmë. Nuk jam shqetësuar hiç nga procedimi që kishte bërë. Ai të njëjtin procedim kishte bërë edhe për gazetën dita, por edhe për personalitete të tjerë si Spartak Braho, Fatos Tarifa, Shaqir Vukaj, Arben Duka e të tjerë.

Edhe i vetëm të isha përballë tij, do ta demaskoja publikisht si një njeri të neveritshëm dhe tejet të paskrupullt, me një mentalitet të para 75 viteve dhe të përbuzur nga një popull i tërë. Por pas gjithë asaj përvoje jetësore dhe politike që kam, do të përballesha me këtë person të padëshirueshëm thjesht për ta demaskuar si një falsifikator, si një mashtrues, si një pinjoll i kolaboracionistëve të dikurshëm.

Nuk e meriton vëmendjen time një person i tillë delenxhi, provokator, plagjiat, hajdut dhe një i arratisur tashmë turpshëm, i diskredituar para gjithë shqiptarëve. Ai nuk meriton asnjë vëmendje. Qeveria shqiptare në këtë rast ka rastin ta shkrijë atë gjoja institut të drejtuar nga një person i papërgjegjshëm dhe të rishikojë shumë qëndrime në raport me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Si do ta përcaktonit qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj aktit të Tufës?

Nuk duhet marrë shumë me Tufën. Nuk e meriton aq shumë vëmendje. Duke u marrë shumë me të ai faktorizohet, bëhet i rëndësishëm, kur në të vërtetë ai është thjeshtënjë bëzhdilë, sikurse ua thashë në fillim. Përsa më pyetët, do të citoja atë që thoshte dje në gazetën tuaj deputeti Spartak Braho: Mendoj se indiferenca e Ramës dhe Ruçit kanë inkurajuar aktet e mbrapshta të Tufës.

Tufa livadhiste dhe mendoi se ishte koha e tij. Dikush ia bënte me sy që t’ia mbathte dhe ai nuk ngurroi. Por i duhej një argument që të konsiderohej i përndjekur politik. Gjithë zhurma e tij mediatike vitin e fundit këtë synim ka pasur. Ai ia mbathi pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, pavarësisht se zullumet e tij nuk kanë të sosur. Pikërisht këtu qëndron përgjegjësia e qeverisë dhe e shtetit tonë: që lejuan të ikë ky person pa u ndëshkuar për hajdutllëqet e tij.

Që mos të mburret andej nga ka shkuar se u largua për motive politike. Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet dhe do ta denoncojmë zyrtarisht si një hajdut dhe me vese tejet të rrezikshme shoqërore. Të mos pandehë Tufa se e hodhi pa u lagur.

Tashmë ai ka kërkuar azil politik në Zvicër, një vend neutral por edhe vend mik i Shqipërisë. A e meriton ky person azilin politik dhe privilegjet që pasojnë nga një status i tillë?

Jo, ai nuk e meriton statusin e azilantit politik. Ai nuk ishte as i përndjekur, as i kërcënuar. Ai ishte i përkëdheluri i qeverisë aktuale, kishte statusin e një zyrtari të lartë. Ai iku si një hajn, sikurse thonë nga veriu, iku me njollat më të turpshme të një njeriu pa dinjitet.

Pasi u shpërfaq si një nje njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Shqipëri dhe u demaskua me fakte e dokumente si i tillë, të cilave nuk u bënte dot ballë, ai ia mbathi. Po të njëjtën rrezikshmëri shoqërore ai paraqet edhe në vendin që do ta strehoi.

Prandaj ambasada jonë në atë vend, por edhe ambasada zvicerane në vendin tonë, duhet të ngrenë alarmin dhe të mos i japin strehë një njeriu të tillë. Ua bëj këtë apel këtyre ambasadave publikisht. Por edhe vendeve të tjera ku ai mund t’ia mbathë sërish. Tufa e ka marrë rrokullimën dhe nuk i dihet si ku do ta mbajë vrapin…

Doktor, le ta lemë Tufën dhe të merremi me problemet e tjera. Me tërmetin, për shembull. Si ju duket situata pas 26 nëntorit, masat për ta përballuar situatën?

Ky ishte një nga tërmetet më të rëndë që kemi pësuar. Se si do të punojë qeveria për ta kapërcyer situatën, kjo do të duket në muajt e vitet në vijim. Tjetër gjë janë premtimet e tjetër gjë janë veprat. Ajo që më ka pëlqyer e prekur më shumë gjatë këtyre ditëve është solidariteti i shqiptarëve. I Kosovës sidomos.

Ky tërmet mund të krahasohet me atë të vitit 1979 që ra në Shkodër për nga goditjet dhe dëmet që shkaktuan. Atëherë ishte një kohë tjetër, ishte një shtet monopartiak dhe gjërat funksiononin ndryshe. Mirëpo solidariteti treguar nga i gjithë populli, aksioni i madh qeveritar bënë që dëmet e tërmetit të eliminoheshin brenda pak muajve. Tani jetojmë në një kohë tjetër, në një sistem tjetër dhe gjërat funksionojnë ndrye nga atëherë.

Por shqiptarët janë të njëjtët. Mund të përballohet situata në mënyra të tjera. Solidariteti është i njëjtë, por zgjidhja nuk do të jetë aq e shpejtë si dikur. Sidoqoftë le të shpresojmë që të jetë sa më e shpejtë për ata njerëz që e kanë ndjerë dhimbjen drejtpërdrejtë, si me humbjen e jetëve njerëzore, ashtu dhe me humbjen e strehëve. Unë hyj ndër ata që janë optimistë për kapërcimin e kësaj situate në një kohë optimale për të treguar se jemi një komb me vlera të patjetërsueshme morale. /e.s/

Next Post
“Mund të ketë tërmete të tjerë”, Rama i ndërpret fjalën komisionerit të BE: Aman, mos e thoni këtë

“Mund të ketë tërmete të tjerë”, Rama i ndërpret fjalën komisionerit të BE: Aman, mos e thoni këtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In