Nis prishja e godinës dy katëshe në zonën e Laprakës e cila preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe.
Policia ka ndërhyrë duke nxjerr me forcë banorët nga godina, të cilët prej orësh ishin ngujuar brenda saj, pasi kundërshtonin aksionin e IKMT-së.
Që prej orëve të para të mëngjesit situata ka qenë e tensionuar në zonën e Laprakës, pasi banorët pretendojnë se nuk janë njoftuar për prishjet e banesave.
Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve.
/a.meta










