Një konflikt mes disa personave në Tiranë për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.
Rreth orës 18:40, në rrugën “Gjergj Legisi”, në Tiranë janë plagosur me armë zjarri disa persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal ku raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.
Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën bën me dije policia.
Policia ka identifikuar autorin e krimit, shtetasin Arben Seferi i cili ësht♪7 pronar i lokalit ku ndodhi konflikti. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në zonën ku ndodhi ngjarja si dhe në hyrje-daljet e kryeqytetit.
Nuk dihen ende motivet e krimit. Burime pranë policisë bëjnë të ditur paraprakisht se shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i momentit mes personave të plagosur dhe autorëve brenda në një lokal. /a.m.










