Qeveria shqiptare dhe Banka Gjermane për Zhvillim KFW, nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e impiantit të ri të mbetjeve në Vlorë.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e rastit.
Pas ceremonisë Ministri Dervishaj, tha se ky impiant i ri do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në Bashkinë Vlorë e Selenicë.
Dervishaj nënvizoi ky impiant do të ketë teknologji moderne, duke parashikuar impiant të trajtimit të ujërave të ndotura nga mbetjet, apo një impiant i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme me kapacitet 60 mijë tonë në vit dhe kapacitet të madh të kompostimit të mbetjeve.
Marrëveshja që u nënshkrua nga Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës me përfaqësues të Bankës KFW, ajo parashikon ndërtimin e impiantit të ri dhe mbylljen e atij të vjetër./a.m.