Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, landfilli i mbetjeve në Sharrë është marrë në administrim nga shteti. Kjo me qëllim që të vijojë puna për menaxhimin e mbetjeve të qarkut të Tiranës. Administratori shtetëror Arjan Baçi, në një dalje për mediat, bëri me dije prej 3 muajsh, disa Bashki nuk kanë paguar për depozitimin e mbetjeve.
“Ka një vendim të GJKKO, që ka bërë sekuestron preventive të shoqërisë që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës, Integrated Energy, GJKKO ka vendosur që për menaxhimit e kësaj shoqërie të merret agjencia e menaxhimit të pasurive të konfiskuara dhe administrator jam përzgjedhur unë. Kam dalë për të thënë që puna po vazhdon normalisht, po shikohen detyrimet e prapambetura që kompanitë ka te kjo shoqëri, që të bëhet e mundur vazhdimi i ecurisë, për trajnimin e mbeturinave në qarkun e Tiranës, Bashkitë janë debitor, për 3 muaj nuk kanë shlyer detyrimet, kemi filluar kontaktimin që të zbatojnë kontratën, mes tyre edhe Bashkia e Tiranës, e Vorës, e Kavajës”, bëri me dije Baçi.
Ai tha se nëse këto Bashki, nuk do të paguajnë paratë dhe do të refuzojnë që të respektojnë kontratën, rrezikohet të krijohet një kaos në menaxhimin e mbeturinave.
“Ka një kontratë që duhet të zbatohet, mos zbatimi do sillte një kaos në menaxhimin e mbetjeve urbane të qarkut të Tiranës”, shtoi ai.
/a.r