I mbijetoi tritolit të vendosur në banesë ku qëndronte me familje, sulmeve të shumta politike, por nuk mund të mposhte virusin e pabesë.
COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar infektimi.
Pak kohë më parë bashkëshorti i saj kishte mposhtur COVID, por duket se vetë gazetarja nuk ka mundur të fitojë betejën e saj.
Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.
Ajo është një gazetare që në vitin 1998 iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj, ku sipas saj sulmi ndodhi vetëm se ajo raportonte si gazetare atë që ndodhte ne realitet, që sipas saj nuk u ka pëlqyer kurrë qeverisë së atëhershme që drejtohej nga PD.
Lajmin e trishtë e kanë shpërndarë dhe miqtë e saj në rrjete sociale. Shkrimtarja Vllasova Musta shkruan se si gazetarja e palodhur iku në një rrugë pa kthim.
***
Kush ishte Zenepe Luka:
Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arsimin tetëvjeçar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë të gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.
Ishte e para gazetare e RTSH, në terren, që u vendos në Elbasan duke mbulluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.
Zenepe Luka, duke qënë gjithë kohën gazetare e terrenit, i është dashur të përballojë vështirësitë, për të pasqyruar në faqet e gazetës shqetësimin e njerëzve të thjeshtë, duke u ndeshur edhe me presionin e shtetit. Ajo ka riskuar, si askush tjetër për periudhën kur ishte gazetare e gazetës “Koha Jonë” në Vlorë, duke provuar dhunën e policisë,presionet e trafikantëve, për të mbrritur në aktin fundamentalist, vendosjen e tritolit në banesë më 10 maj të vitit 1998., ku u shkatërrua banesa dhe u plagosën dy fëmijët.
Gazetarja vlerësohet nga lexuesit,ndërsa është përballur me presione të pushtetarëve që janë kritikuar prej saj. Zenepe Luka është vlerësuar nga këngëtari i madh Italian Al Bano Karrisi, që i ka akorduar Premion ”Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”.
Përveçse një gazetare e mirënjohur dhe autore e 18 librave, Zenepe Luka dha kontributin e saj edhe në shoqërinë civile. Ajo është themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Kulturore “Al Bano & Romina Poëer” që nga vitit 1996 dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” prej 18 vjetësh. Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e “Mirënjohje”nga bashki brenda e jashtë vendit, si në Kosovë, disa shtete në Europë, Diasporë dhe veçaanërisht në Itali.
/a.r
U hidherova pa masë.
Humbje e madhe.
Ngushellime families.
Lan XHABIJA