Roberto Mançini pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere. Drejtuesit e Interit nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual Roberto Mançini, të cilin po mendojnë që ta largojnë gjatë kësaj vere.
La Gazzetta dello Sport shkruan se, Mançini mund të shkarkohet brenda disa ditësh, ndërsa për një edicion vendin e tij të marrë trajnerin Fabio Capello.
Por, për Capellon do të ketë vetëm një vit kontratë, pasi Inter këtë post pritet t’ia ofrojë trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, citohet “Express”. (b.an)