Unai Emery mund të largohet nga PSG-ja pak muaj pasi u emëruar në krye të skuadrës francezë
Paris Saint Germain po kalon një edicion të dobët në Ligue 1 që mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit, Unai Emery, shkruan Gazeta Express.
Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për kampionët, të cilët pas humbjes shokuese prej 3:0 me Montpellier, u ndalën edhe nga Nice – derisa në Ligën e Kampionëve barazoi 2:2 me Ludogorets, humbje kjo që i kushtoi me kreun e tabelës.
Sipas asaj që Le Parisien e ardhmja e Emery është në dyshim te PSG’ja. Madje thuhet se drejtuesit e klubit janë duke tentuar që ta zëvendësojnë spanjollin me ish trajnerin e Inter e Manchester City, Roberto Mancini, i cili ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm edhe gjatë muajit maj. (b.an)










