• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë apo vetëofrim në LSI?! Këshilltari i Metës: Koha do faktojë sa mirë i shërbeu shqiptarisë. Një mandat Presidencial i mbyllur me integritet

by Java News
24/07/2022 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mandati i presidentit Ilir Meta mbyllet zyrtarisht sot në orën 16:00, e po ashtu sot përfundon edhe detyra e stafit të këshilltarëve që e shoqëruan kreun e shtetit në këtë rrugëtim pesë vjeçar.

Bledi Dervishaj, përfaqësuesi ligjor i presidentit, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale thotë se ndihet profesionalisht i lumtur për kontributin e tij në përmbushjen e veprimtarisë kushtetuese të presidentit.

Ai shprehet se Meta arriti të përballojë me sukses çdo sfidë gjatë këtyre viteve, edhe ato sfida të forta kushtetuese dhe unikale në historinë e shtetit shqiptar.

Dervishaj shprehet se koha do të faktojë se sa mirë i ka shërbyer ky mandat Presidencial të gjithë shqiptarisë. Mbetet mister nese ky mesazh i Dervishajt ishte nje lamtumire per Meten, apo nje vete-ofrim ne LSI, pasi Meta neserr merr kjryesimin e kesaj partie. Kerkon te shkoje pakete?

Postimi i plotë:

Një mandat Presidencial i mbyllur me integritet

Në muajin shtator 2017, mirëprita me shumë kënaqësi ftesën e Presidentit z. Ilir Meta për të qenë pjesë e stafit në funksionin e Ndihmësit e më pas Këshilltarit të Presidentit, për të mbuluar çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. Gjatë këtyre gati 5 viteve kam ofruar pa kufizim gjithë kapacitetin tim profesional në përmbushje të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës, ndërkohë që mbështetja e Tij më ka ofruar komoditetin e të punuarit me integritet, në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

I nderuar zoti President Meta,

Jam profesionalisht i lumtur që në këto pesë vite pune, i keni lënë trashëgim jo vetëm Institucionit të Presidentit të Republikës, por shtetit Shqiptar dhe institucioneve më të larta të tij, një praktikë të plotë e shembullore mbi punën e institucionit gjatë periudhave vendimtare për, implementimin e Reformës në Drejtësi; ngritjen e institucioneve të reja pas kësaj reforme; një doktrinë të zgjeruar kushtetuese, si dhe jurisprudencën më të plotë kushtetuese mbi rolin, pozitën, funksionin e Kreut të Shtetit në Shqipëri; çështjet zgjedhore; ndarjen e balancimin e pushteteve; luajalitetin kushtetues; liritë e të drejtat themelore të njeriut; praktikisht mbi çdo çështje apo fushë të lidhur me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracinë.

Koha vet do të faktojë se sa mirë i ka shërbyer ky mandat Presidencial të gjithë shqiptarisë.

Edhe pse zhvillimet politiko-shoqërore në vend në këto 5 vite, kanë qenë të pazakonta, duke e përballur Institucionin e Presidentit të Republikës me sfidat më të forta kushtetuese dhe unikale në historinë e shtetit shqiptar, sërish të gjitha këto sfida janë përballuar me sukses nga  Presidenti i Republikës z.Ilir Meta, duke bërë më të mirën për të ruajtur të pacenuar unitetin e popullit, interesin publik e kombëtar, të drejtat e liritë themelore të njeriut, e duke përmbyllur kështu me shumë integritet dhe ashtu siç parashikon Kushtetuta, këtë mandat pesë vjeçar Presidencial.

I nderuar President i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta,

Duke qenë se, mandati kushtetues përfundon sot në datë 24 korrik 2022, ora 18:00, më lejoni që T’Ju shpreh dhe një herë publikisht falënderimin tim për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin që më keni ofruar dhe T’ju uroj shëndet dhe suksese në rrugëtimin e mëtejshëm.

Sinqerisht,

BD

Next Post
“Domosdoshmëri për ndryshimin në LSI”/ Dita e fundit në Presidencë e Ilir Metës: Presidenti opozitar që bëri fushata dhe dha pafund dekorata!

"Domosdoshmëri për ndryshimin në LSI"/ Dita e fundit në Presidencë e Ilir Metës: Presidenti opozitar që bëri fushata dhe dha pafund dekorata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

January 11, 2026
Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

January 11, 2026
Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In