• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumire Akademik Prof.Dr.Nasho Jorgaqi, Shkrimtari i Shquar dhe Miku im Fisnik!

by A R
29/08/2022 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Esse-Lamtumire –nga Raimonda MOISIU

Takimi me Shkrimtarin Prof. Dr.Nasho Jorgaqi ka ndodhur krejt rastësisht në rininë time të herëshme, “një bashkëbisedim intim” veçmas nëpërmjet prozës së tij, romane e tregime, marrëdhënie polimorfike kjo, që merr këndvështrime të ndryshme duke kombinuar veçmas njerëzoren e të paimagjinueshmen, të cilën e hasim mes të bukurës, trishtimit e dashurisë, në realitetin e së përditshmes. Në vitet në vazhdim, do të njiheshim edhe fizikisht, ai pedagogu im dhe unë studentja e tij, por unë vazhdoja ta ruaja me delikatesë e fanatizëm, atë “bashkëbisedimin tim intim”, të cilin e përmenda më lart, në udhëtimin e tij krijues shumë dimensional, mjeshtër i rrëfimit dhe studimit, vjershëtor, tregimtar, novelist, romancier, eseist, biograf, i talentuar dhe i paepur, midis të mundshmes dhe të pamundshmes. Veprat e tij karakterizohen nga lirizmi dhe shpalosja e ndjenjave të holla njerëzore brenda një kornize përgjithësisht reale, deri te Kryevepra, me të cilën ai arriti kulmin në fushën e letërsisë dokumentare, – me veprën – “Jeta e Fan S. Nolit”.

Akademik Prof.Dr.Nasho Jorgaqi konsiderohet sot për sot, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm, që i përket epokës së historisë moderne, letërsisë së realizmit socialist dhe të letërsisë postkomuniste. Veprat e tij kanë një transformim krejt të natyrshëm e të motivuar ideo-artistikisht nën aureolën e integritetit profesional të gërshetimit mes letërsisë artistike dhe asaj dokumentare.

Me stilin e tij të vecantë , eksperimentues dhe të paparashikueshëm në ambicjen e tij krijuese, gjithmonë në kërkim të identietit krijues unik, jashtëzakonisht identifikues për vizionin e letërsisë së shkruar,   kreativ dhe erudit, e kanë bërë tejet interesante; jetën, krijimtarinë letrare dhe studimore të shkrimtarit dhe studiuesit, prof .Nasho Jorgaqi. Ai është mjeshtër i rrëfimit dhe studimit, vjershëtor, tregimtar, novelist, romancier, eseist, biograf, i talentuar dhe i paepur, midis të mundshmes dhe të pamundshmes, ku veprat e tij karakterizohen nga lirizmi dhe shpalosja e ndjenjave të holla njerëzore brenda një kornize përgjithësisht reale, duke e radhitur kështu në elitën e autorëve më të njohur dhe më të dashur për lexuesin modern. Sot për sot veprat dhe krijimtarinë e tij  shumë dimensionale, e dallojnë atë si zotërues i ndjeshmërisë, diturisë, dhe inteligjencës, që ka ruajtur dhe vazhdon të ruajë integritetin profesional të gërshetimit mes letërsisë artistike dhe asaj dokumentare. Ai është shkrimtari që i përket disa epokave, asaj  të historisë moderne shqiptare,  dhe të letërsisë së realizmit socialist, si dhe të letërsisë postkomuniste e cila ka sjellur  vepra me tema dhe frymën e shoqërisë sonë demokratike, një transformim krejt i natyrshëm dhe i motivuar ideo-artistikisht. Shkrimtari, prozatori dhe studiuesi, Prof. Nasho Jorgaqi lindi në Ballsh të Mallakastrës. Ka mbaruar studimet e larta për gjuhë e lëtërsi shqipe, prane Institutit të lartë Pedagogjik, Tiranë. Pas novelës “Dashuria e Mimozës” (1960) botoi novelat “Ëndrra dhe plagë” (1963), “Balada e nënës” (1994), vëllimet me tregime “Manastiri i dashurisë” (1995), “Shpirti i magjepsur” (2000) etj. si dhe romanin në dy vëllime “Mërgata e qyqeve” (1978-79). Në letërsinë dokumentare shquhet si biograf me veprat “Qemal Stafa” (1970), “Atentatori i perandorit” (1980) dhe si autor udhë përshkrimesh: “Larg dhe afër” (1978), “Udhëtim me Fan Nolin” (1995), etj. Vend të veçantë në letërsinë biografike zë vepra me dy vëllime “Jeta e Fan S. Nolit” (2005). Në fushën e studimeve letrare është marrë veçanërisht me probleme të letërsisë shqiptare midis dy luftërave dhe atë arbëreshe, duke u përqëndruar në autorë si F. Noli, F. Konica, etj. Në këtë fushë ka botuar librat “Silueta letrare” (1976), “Antologjia e mendimit estetik shqiptar, 1504-1944” (1979), “Poetika e dokumentit” (1987), “Estetika e fjalës shqipe” (1996), “Profile dhe probleme letrare” (2008), etj. është autor dhe i disa veprave të konceptuara si udhëtime letrare në kërkim të figurave si N. Frashëri, De Rada, Serembe, F. Noli, etj. (“Udhëve të mërgimit”, “Udhëtime letrare”, etj. Skenarist i disa filmave artistikë dhe dokumentarë, shkrimtar për fëmijë, përkthyes, autor aforizmash. është nderuar me urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Çmimin e Republikës” të shkallës I-ë. Veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të huaj. Prof. Nasho Jorgaqi vazhdon të shkruajë, duke botuar e ribotuar veprat e tij, madhore, letrare, artistike dhe historike. Në këtë intervistë, Mjeshtëri i rrëfimit dhe studimit, Prof. Nasho Jorgaqi ne udhëtimin e tij krijues d arriti të jetë një nga autorët më të shquar, jo vetëm në letërsinë shqipe e ballkanike, por edhe në atë unike europiane.

Trashëgimi e tij intelektuale, letraro-artistike, dokumentare, studiuese, prozator. poet lirik dhe  kulturore janë mbresëlënëse dhe drita që la pas për ne – Akademik Prof.Dr.Nasho Jorgaqi

Prehu në PAQE, i nderuar Profesor dhe Shkrimtar i Shquar i Dheut tim

Të qoftë dheu i lehtë, mik i shtrenjtë!

I përjetshëm kujtimi e vepra e tij!

Ngushellime Familjes dhe Letrave Shqipe

Raimonda Moisiu

Author/Freelancer

Florida SHBA

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Ëndrra e një stine vere me spiunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In