• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lamtumira e modelit të Kosovës

by Ben Andoni
03/05/2025 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Po mbushet muaji i tretë, qysh kur u realizuan zgjedhjet në Kosovë, ndërsa vendi nuk ka konstituar ende strukturat, teksa një maratonë seancash nuk arrin të japë dot as emrin e kryetarit\res të saj. Kandidatura e Albulena Haxhiut, sjellë nga Vetëvendosja dështon për të dhjetën herë rresht, ndërsa opozita e Kosovës është e bindur sesa herë që emri i saj do jetë si kandidaturë, po aq do të dështojë. Është kandidatura më jo përbashkuese në Kosovë me atë narracion që ka përdorur dhe mënyrën sesi është sjellë, referuar situatës në Kosovë. Z. Dehari, përkohësisht në krye të Kuvendit, si bashkë-kreu i saj, jo vetëm s’ka qenë në lartësinë e detyrës por edhe të tagrit të moshës, duke flirtuar me partinë e tij dhe duke e bërë edhe më të vështirë një proces, i cili është bajagi në ngërç. E para prej lumit negativ të fjalëve të kryetarit të Vetëvendosjes Kurti, pas zgjedhjeve dhe e dyta prej numrave të munguar të partisë fituese VV. Por, në këto kohë, kur Kosova mbart në kurriz masat shtrënguese evropiane (tejet paradoksale po të marrësh parasysh se Serbia, pala tjetër e dialogut, është shkaktarja e shumë problemeve dhe mbetet e pandëshkuar), ky nuk është më luks respekti procedurash, por detyrë urgjente zgjidhje.

Ligji për Qeverinë në Kosovë e ka të saktësuar pozicionin e qeveritarëve që zgjidhen si deputetë, të cilët ua lënë tagrin automatikisht zëvendësve të tyre, ashtu si për kryeministrin, posti kalon menjëherë tek zëvendëskryeministri i parë. Me pak fjalë, kjo siguron që vendi nuk mbetet pa qeveri, por edhe për pak ditë të kthjellon se nuk do ta marrësh përjetësisht poltronin me vete. Në këtë rast, amullinë e ka shtuar edhe bashkëkryesuesi i Kuvendit të Kosovës. “…Dehari e mori për vete rolin e interpretuesit suprem të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe, në vazhdim, e uzurpoi edhe atributin e gardianit të Kushtetutës”, cilëson konstitucionalisti Enver Hasani.

Patjetër që do të ketë zgjidhje në ditët në vazhdim: pazari dhe blerja e deputetëve është mundësia e parë; e dyta janë zgjedhjet e parakohshme, por asnjëra nuk e bën Kosovën më të qetë dhe më demokratike.

Sido që të ndodhi, Kosova humbi një nga atributet më të mëdha morale, të cilat i shpaloste edhe me mburrje para vendeve të tjera, për mënyrën e zgjedhjeve dhe demokracinë. Modeli i Kosovës tashmë me pak gjasë mund të përmendet si më parë (përveç pushtetarëve si Kurti apo bashkëpunëtorja e tij, Gërvalla, që la aq shumë për të dëshiruar si ministre), po do mbetet në manuale për mënyrën sesi respektohet shteti dhe ligjet e tij, nga vetë ata që i kanë hartuar. Në Shqipëri militantët pro Kurti do të arratisen në hapësira ku bjerrja e ligjit u jep mundësi të argumentojnë të pamundurën në favor të interesave të një shpure politike, e cila e drobiti kaq shumë Kosovën. Dhe, jo vetëm në këtë zgjatje tre mujore, por në narrativa, që do kërkojnë vite t’u kthehen arsyeve. (Javanews)

 

Next Post
Lobimi 6 mln $ i PD, Rama: Vetëm maja e ajsbergut, kontratë korruptive dhe e frikshme

Lobimi 6 mln $ i PD, Rama: Vetëm maja e ajsbergut, kontratë korruptive dhe e frikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In