• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lammert përshëndet Kuvendin: Pavarësia, kusht për Reformën

by Java News
22/04/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert, ka ardhur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur në Rinas nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin ka patur edhe një takim. Pas kësaj, Presidenti Lammert ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në parlament, ku ka deklaruar se pavarësia duhet të jetë kusht për reformën në drejtësi.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi lart figurën e kryeparlamentarit gjerman dhe kontributin e tij në Shqipëri. Meta siguroi Lammert për avancimin e reformave për anëtarësimin e vendit në BE.

“Mbështetemi fuqimisht në përkrahjen e Bundestagut dhe tuajën për perspektivën evropiane të rajonit tonë. Koshientë për sfidat që kemi përpara. Ju siguroj se vendi ynë e do të avancojë në rrugën e reformave për të arritur anëtarësimin. Realizimi i reformës në drejtësi prioritet i axhendës sonë kombëtare. Mirënjohje të përbashkët nga forcat politike në parlament”, tha Meta.

Ndërsa kreu i Bundestagut gjerman, Lammert tha se kjo është vizita e tij e katërt në Shqipëri që prej zgjedhjes së tij në këtë detyrë dhe se kjo tregon lidhjen e tij me Shqipërinë dhe marrëdhëniet intensive mes 2 vendeve.

“Kënaqësi që ndodhem sërish në Shqipëri. Është nder i veçantë të flas me ju sot. Kjo është vizita ime e katërt në Shqipëri gjatë kohës sime si kryetar i Bundestagut. Qoftë edhe për shkak të shpeshtësisë së vizitave mund të flas për lidhjen emocionale. Por është edhe shprehje e marrëdhënieve intensive mes 2 vendeve tona, në vitet e fundit gjithnjë e më intensive. Gëzohem që para disa vitesh ne patëm sukses në iniciativën sot për të rimarrë marrëdhëniet intensive mes parlamenteve tona”, tha ai.

Lammert deklaroi se këto zhvillime janë bërë të mundura përmes ndryshimeve në Shqipëri që patën fillesën në zgjedhjet e lira para 25 viteve. “Kujtimi i këtyre zgjedhjeve është një rast i mirë për të kujtuar edhe njëherë ato parime që duhet të karakterizojnë raportin mes 2 vendeve tona dhe të përcaktojnë marrëdhëniet. 25 vjet, kjo shifër krahasuar me historinë e vendit dhe historinë e BE-së, është kohë e shkurtër por me demokracinë në Europë, relativisht e gjatë. Ndaj bëj disa shënime lidhur me marrëdhëniet mes parlamenteve tona për të risjellë në mendje historinë”, tha Lammert.

Teksa solli në vëmendje historinë e Gjermanisë përgjatë Luftë së Parë Botërore, Lammert tha se populli vuajti pasoja traumatike, që kanë lënë gjurmë edhe sot. “Pas 13 ditësh dështoi. Demokracia pas Luftës së Parë Botërorë, me rregullat e Kushtetutës nuk pati mundësi që të piqej. Pikërisht, në këtë rivalitet që zgjati në paaftësinë për të arritur konsensusin në refuzimin e konsensusit nuk dështoi vetëm demokracia, por dështuan premisat për vendosjen e një regjimi që solli një katastrofë të mëdha, jo vetëm për Gjermaninë, por dhe mbarë Europën. Përvoja traumatike dështimit të demokracisë gjermane është vendosur në vendin gjenetik të kombit. Ne kemi pasur përvoja edhe më të rënda të cilat i kemi përjetuar kur interesat i keni konsideruar më primare sesa parimet e një vendi. Kemi mësuar prej saj se gatishmëria është kushti i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik. Shpesh grupet politike në Gjermani kanë pritshmëri apo veprim për ti vendosur kundërshtarët në një pozicion të vështirë. Në Gjermani, ne kemi bërë përvoja ekzemplare dhe masat kanë qenë ekstreme. Ekziston vëmendja e kuptueshme për vende që gjenden në procese transformimi”, tha Lammert.

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria ka bërë hapa transformuese në rrugën e reformave, ndërsa duhet ende punë për të realizuar pikat kyçe, siç është reforma në drejtësi.

“Dëshiroj t’ju shpreh respektin për disa arritje dhe zhvillime mbresëlënëse kohët e fundit në Shqipëri. Më impresionon diçka se këtu në Shqipëri, përsa i përket bashkëjetesës fetar është arritur një masë e madhe tolerance, ndryshe nga vendet e tjera të Europës. Ndaj, dua të shfrytëzoj rastin se bashkëjetesa e paqtë fetare duhet të shihet në shumë drejtime. Në vitin 2014 një tjetër arritje ishte dhe marrja e vendit kandidat për BE. Vendi juaj e ka sjellë në vëmendje që ju të jeni pjesë e BE, por dhe BE ka treguar interes për vendin tuja. Më lejoni, qoftë nga perspektiva e vendit tuja, dhe BE, është një rast i mirë që t’ju sjellë në vëmendje që ky nuk është një kusht automatik, por duet të plotësohen kushtet kyçe. Duhet të dihen pritshmëritë. Dëshiroj ti referohem progres-raporteve të BE që u japin një mundësi dhe panoramë të përgjithshme të gjendjes së procesit, ndaj ajo që duhet bërë është një pjesë e mirë de e vështirë rruge. Reforma e drejtësie në këndvështrimin e pavarësisë, duhet të jetë e garantuar, ndaj ky është kusht. Gatishmëri nga të dyja palët, pasi ka pasur raste që të konstatojë se ka ngutje nga vendi që aspiron kandidimin në BE”, theksoi Lammert.

Më tej ai shtoi se: “Reformat do mund të realizoheshin mirë në procesin e anëtarësimit. BE, sikurse e dini nuk është në situatat plotësisht të thjesht. Zhvillimi i BE varet nga kompromisi mes 28 vendeve anëtare. Ndaj, interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Ndaj kjo i rrit pretendimet për të pasur anëtarë të tjerë. Shqipërinë do ta përfytyroja një nga vendet që mund të anëtarësohet në BE. Zoti, kryetar, zonja dhe zotërinj viti i ardhshëm ka një jubile, i cili na kujton interesat e përbashkëta. Ky vit, është viti i futbollit”.

Gjatë vizitës në Tiranë, Norbert Lammert, do të marrë pjesë dhe në konferencën “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri”, ku do të jetë pjesë e panelit kryesor. Konferenca organizohet nga Fondacioni Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Integrim.

Gjatë vizitës në Tiranë, Norbert Lammert, do të marrë pjesë dhe në konferencën “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri”, ku do të jetë pjesë e panelit kryesor.

Konferenca organizohet nga Fondacioni Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Integrim.

Në orën 10:30, Lammert do të pritet në Presidencë nga Presidenti Bujar Nishani.

Next Post

Biznesmenë e noterë në listën e dëshmitarëve që do pyeten për Shullazin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In